|
Ismail Qemali lindi ne Vlore ne nje familje te pasur me
24 janar te vitit 1844, vdiq ne Itali nga nje atentat me
helm me 24 janar te vitit 1919. Ishte udheheqes i shquar
i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryetar i pare i
Shqiperise se pavarur.
Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e lindjes dhe
gjimnazin "Zosimea" ne Janine, me 1859 u vendos me
familjen e tij ne Stamboll, ku u aktivizua ne levizjen
patriotike shqiptare: mori pjese ne perpjekjet per
caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe
dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare.
Ismail Qemali (1844-1919)
Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme
administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet
me pikepamje liberale. Postet e tij i perdori jo vetem
per te ndihmuar levizjen çlirimtare te bashkatdhetareve,
par edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire
te popujve te shtypur te perandorise duke luftuar kunder
obskurantizmit e dallimit racor dhe duke perkrahur
perhapjen e kultures e te dijeve shkencore. Kerkesat e
Ismail Qemalit per zbatimin e reformave demokratike e
çuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit.
U denua nga Porta e Larte me internim, te cilin e vuajti
per 7 vjet. Ne maj te 1900, per t'u shpetuar ndjekjeve
te Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qendroi ne
vise te ndryshme te Evropes, ku vendosi lidhje dhe
bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare
Shqiptare.
Ismail Qemali zhvilloi nje aktivitet te dendur politik
per njohjen e Shqiperise ne opinionin evropian. Ai
shpalli boterisht programin e tij autonomist ne
intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te
kohes dhe ne organe te huaja. Platforma politike e
Ismail Qemalit. ne pergjithesi perputhej me ate te
ideologeve te tjere te Rilindjes, por me disa veçori ne
lidhje me rruget e mjetet per sigurimin e autonomise. Ne
kete etape te veprimtarise se tij ai mendonte te
vazhdohej rruga reformiste per sigurimin e autonomise
nga lart, i shqetesuar se mos kryengritjet i jepnin
shkas nderhyrjes se huaj.
Figura:Ismailq2.jpg
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke, ne krahun
perparimtar te saj qe ishte per njohjen e te drejtave te
kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur
keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake.
Ne dhjetor te 1908, me gjithe luften qe i bene
autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut te
Beratit ne parlamentin osman ku, se bashku me grupin e
deputeteve patriote, mbrojti interesat e kombit shqiptar.
Ne kete kohe ai kaloi ne pozitat me te perparuara duke e
konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet per
sigurimin e autonomise se Shqiperise. U dallua si
frymezues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane te
viteve 1910-1912. Se bashku nie L. Gurakuqin e patriote
te tjere hartoi memorandumin e Greçes te qershorit 1911
dhe ne fund te atij viti mori nismen per organizimin e
kryengritjes se pergjithshme te 1912. I ngarkuar nga
rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta
bindur qeverine osmane t'u jepte shqiptareve autonomine.
Pas fillimit te Luftes se Pare Ballkanike ndermori se
bashku me Luigj Gurakuqin nje aksion te ri politik per
te shpetuar atdheun. Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5
nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te
atjeshme dhe prej andej shkoi ne Vjene ku u takua me
personalitete politike austro-hungareze dhe me
perfaqesues diplomatike te Fuqive per te shtruar e
mbrojtur çeshtjen shqiptare duke pasur parasysh
kontradiktat qe ekzistonin midis fuqive. Ai per çlirimin
e plote te vendit. Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se
do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te
mblidhej per te vendosur mbi te ardhmen e vendit. U
kthye me bashkepunetoret e tij ne Shqiperi. Ne Vlore
kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli
Pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.
28 nentor, 1912
U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme. Ne politiken
e brendshme dhe te jashtme te qeverise kombetare u
tregua i prirur per kompromise me çifligaret, per te
perfituar nga ndikimi qe gezonin keta ne shtresat e
pasura e te mesme, por edhe i vendosur per
demokratizimin e jetes se vendit, i vemendshem kundrejt
politikes se Fuqive per te shpetuar ate qe mund te
shpetohej ne dobi te atdheut, por i papajtueshem me çdo
cenim nga ana e tyre te pavaresise e te sovranitetit
kombetar, i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me
te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore, por
edhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te
copetuar Shqiperine. Qeveria e kryesuar nga Ismail
Qemali, ndonese ne kushte shume te veshtira te brendshme
e te jashtme, mori nje varg masash ne fushen e ekonomise,
te ndertimit shteteror dhe te kultures kombetare qe
hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut.
Mbrojti prane Komisionit Nderkombetar te Kontrollit dhe
prane kancelarive te Fuqive te Medha te drejtat e
ligjshme te popullit shqiptar, teresine territoriale te
vendit. Ne te gjitha keto veprime Ismail Qemali u tregua
burre shteti dhe diplomat largpames. Me politiken e tij
ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e
reaksionare çifligare si edhe te imperialisteve, te
cilet e rrezuan qeverine kombetare te kryesuar prej tij
ne janar 1914. Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara
ne mergim Ismail Qemali i perdori ne dobi te çeshtjes
shqiptare.

Nermin Vlora Falaski
Vepren e tij ne dobi te ceshtjes shqiptare e vazhdoi
mbesa e tij Nermin Vlora. Falaski.Ajo kreu studimet e
larta per shkencat juridike ne universitetin e Sienes ne
Itali, ndersa u dekorua per gjuhesine e krahasuar.
Njohese e disa gjuheve te huaja dhe studjuese erudite,
numeron mbi 35 vellime poetike, romane, studime, etj. Me
rendesi per kulturen shqiptare eshte studimi “Lashtesia
e gjuhes shqipe –sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu
deri ne Atlantik” dhe “Pellazget, Iliret, Etrusket,
Shqiptaret”
Nenshkruesit e Deklarates se Pavaresise
Delegatet qe nenshkruan deklaraten e pavaresise ne 28
Nentor 1912 jane: 1)Ismail Qemali 2)Kacorri(Dom Nikoll
Kacorri) 3)Abdul Aziz Vehbi(Vehbi Dibra) 4)J.Karbunara
5)Elmas Boco 6)Vehbi Arci 7)Qazim Kokoshi 8)J.Minga
9)Rexhep Mitrovica 10)Nebi Sefa (Lushnja) 11)Abdi
Toptani 12)Abas Dilaver(Qelkup-a) 13)Mi'hat Frasheri
14)Shefqet Daju 15)Zihni Abas Kanina 16)Xhelal
Kopernacka 17)Hajredin Cakrani 18)Qemal Elbasani (Karaosmani)
19)Iljas Vrioni 20)Salih Gjuka 21)Dhimiter Berati
22)Dhimiter Emanuel (Mborja) 23)Dimitri Zografi 24)Murat
Toptani 25)Pandeli Cale 26)Luz (Luigj) Gurakuqi 27)Bedri
Pejani 28)Spiro (don) Ilo 29)Thanas Floqi 30)Lef Nosi
31)Dr.H.Myrteza 32)Nuri (Sojliu) 33)Mustafa Asim Kruja
34)M.Ferid Vokopola 35)Ymer Deliallisi 36)Xhemaledin (Xhemal
Deliallisi) 37)A.Rruci 38)Zuhdi Ohria. Dy emra te tjere
ne deklarate jane te padukshem qarte.
|