|
Figura qendrore e letersise shqiptare te Rilindjes, ai
qe u be shprehes i aspiratave te popullit per liri e
perparim, si poet i madh i kombit, eshte Naim Frasheri,
bilbili i gjuhes shqipe. Naimi lindi me 25 maj 1846 ne
Frasher, qe ishte edhe nje qender bejtexhinjsh. Mesimet
e para i mori tek hoxha i fshatit ne arabisht e turqisht.
Qe i vogel nisi te vjersheronte. Studimet e mesme i kreu
ne Janine, ne gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty
horizonti i tij kulturor u zgjerua se tepermi, njohu
letersine, kulturen dhe filozofine klasike greke e
romake, ra ne kontakt me idete e Revolucionit Borgjez
Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pervetesuar
disa gjuhe, si: greqishten e vjter e te rene,
latinishten, frengjishten, italishten e persishten,
Naimi, jo vetem qe mori bazat e botekuptimit te vet, por
njohu edhe poezine e Evropes e te Lindjes. Te gjitha
keto tradita poetike ndikuan ne formimin e tij si poet.
Me 1870, pas mbarimit te shkolles, shkoi per te punuar
ne Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye ne
Shqiperi ne klime me te shendetshme.
Gjate viteve 1872-1877 Naimi punoi ne Berat e ne Sarande
si nepunes. Kjo periudhe pati rendesi te veçante ne
formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu me mire
jeten e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij,
gjuhen e bukur e shpirtin poetik te njerezve te thjeshte,
krijimtarine popullore, bukurine e natyres shqiptare.
Nderkohe vendi ishte perfshire ne ngjarjet e medha te
levizjes çlirimtare, qe do te sillnin formimin e Lidhjes
Shqiptare te Prizerenitme 1878, udheheqes i se ciles
ishte Abdyli, vellai me i madh i Naimit. Naimi dha
ndihmesen e vet per krijimin e degeve te lidhjes ne
Jugun e Shqiperise, perkrahu dhe perhapi programin e saj.
Me 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte ne kulm, ai
shkroi vjershen e gjate "Shqiperia", ne te cilen shpalli
idete kryesore te Rilindjes. Me kete krijim Naimi niste
rrugen e poetit kombetar. Me 1881 Naimi u vendos
perfundimisht ne Stamboll, ku u be shpirti i Shoqerise
se Shkronjave dhe i levizjes se atdhetareve shqiptare.
Gjithe forcat dhe talentin ia kushtoi çeshtjes kombetare,
punoi per ngritjen e shkolles shqipe dhe hartoi libra
per te, shkroi vjersha, perktheu e botoi vazhdimisht,
duke ndihmuar per zhvillimin e letersise sone, per botim
edhe te shume veprave te autoreve te tjere. Levizja
kombetare, idealet e çlirimit te Shqiperise, te
perparimit e te qyteterimit te saj, u bene faktori
themelor qe ndikoi ne formimin e Naimit si poet e
atdhetar.
Krijimtaria e gjere letrare e Naimit, me veprat poetike
e didaktike, kap nje periudhe te shkurter prej 13
vjetesh (1886-1899). Vetem ne vitin 1886 ai botoi veprat
"Bageti e Bujqesia", "Vjersha per mesonjtoret e para",
"Histori e pergjithshme" dhe poemen greqisht "Deshira e
vertete e shqiptareve", "E kendimit çunavet
kendonjetoreja". Me 1885 botoi permbledhjen me vjersha
persisht "Tehajylat" (enderrimet) me 1888 botoi "Diturite",
me 1890 "Lulet e veres", me 1894 "Parajsa dhe fjala
fluturake", me 1898 "Historia e Skenderbeut" dhe "Qerbelane"
dhe me 1889 "Historia e Shqiperise". Semundja dhe lodhja
e madhe ia keqesuan shendetin poetit, zemra e te cilit
pushoi se rrahuri me 20 tetor 1900, ne moshen
54-vjeçare, i zhuritur nga malli per atdheun dhe me
brengen qe s'e pa dot te lire.
Vdekja e poetit qe nje zi e vertete kombetare.
Shqiptaret kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin
e shqiptarizmes, poetin e madh. Dhembjen dhe vleresimin
per Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, qe niste
keshtu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai.
****************************
Naim Frasheri vuri themelet e letersise kombetare
shqiptare. Vepra e tij shenoi lindjen e nje letersie te
re me vlera te verteta artistike. Ajo shprehte aspiratat
e shoqerise shqiptare te kohes dhe ndikoi fuqishem ne
luften e saj per liri e progres.
Naimi krijoi traditen e letersise patriotike, qytetare,
ai solli ne letersi boten shqiptare, aspiratat jetike te
popullit.
Dashuria per Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria
kombetare dhe besimi ne te ardhmen, ideja e madhe e
çlirimit, formojne thelbin romantik te vepres se tij.
Naimi e afroi letersine me popullin, duke trajtuar tema
te reja, te ndryshme nga ato te letersise se vjeter,
temat e problemet e kohes.
Ne formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktore, por
faktori kryesor ishte jeta e popullit te vet dhe levizja
e tij per çlirim kombetar.
Naimi njohu disa tradita poetike te huaja, prej te
cilave mori elemente qe u treten mjaft natyrshem ne
vepren e vet. Por krijimtarise se tij vulen e
origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e
artistike e populli te vet. Traditat poetike popullore,
qe perben nje nga burimet e formimit te tij si poet, i
dha shume me teper nga çdo tradite tjeter. Lidhja me te
u shpreh jo vetem ne gjuhen e poezise se Naimit dhe ne
figuracionin e pasur, por, ne radhe te pare, ne
permbatje dhe ne frymen e saj.
Naimi eshte bilbili i gjuhes shqipe, mjeshter i fjales.
Vepra e tij vuri bazat e gjuhes letrare kombetare shqipe,
e cila do te njihte me vone nje zhvillim te metejshem,
per te arritur gjer ne shqipen e sotme letrare kombetare
te njesuar e te zhvilluar. Tradita qe krijoi Naimi,
eshte e gjalle dhe frymezuese edhe ne jeten e shoqerise
sone te sotme. Naimi me teper se shkrimtar, eshte poeti
me i madh i Rilindjes sone Kombetare, eshte atdhetar,
mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i
kultures shqiptare.
Veprat e Naim Frasherit
Bageti
e bujqesi (Herds and Tillage; Bucharest 1886): a
patriotic lyrical poem
O
alithis pothos ton skipetaron (The True Desire of the
Albanians; 1886): a patriotic poem in Greek
Vjersha
(Verses; 1886): a collection of poetry
Lulet
e veres (Summer Flowers; 1890): a collection of poetry
Mesimet
(Teachings; 1894): didactic pieces
Parajsa
dhe fjala fluturake (The Paradise and Flying Words)
Histori'
e Skenderbeut (Skanderbeg’s Story, 1898): his main work,
an epic poem
Qerbeleja
(Karbala, 1898): a poem about the creation of the world
according to Islam, and the Battle of Karbala
Fjalet
e qiririt (The Words of the Candle)
Gjuha
jone (Our Language)
O
Eros (O Love) another Greek poem
Shqiperi,
o jetegjate (Albania, to a Long Life)
Tehajylat
(The Dream; 1885) a poem in Persian
Ti,
Shqiperi, me jep nder! (You, Albania, Give Me Honor)
Tradhetorete
(Traitors)
Ujku
dhe qengji (The Wolf and the Sheep)
Xhelali
dhe Bektashi (Xhelal and Bektash)
|