|
"Nese do te korresh per nje vit mbill miser
e grure,nese do te korresh per 100 vjet mbill arsim dhe
kulture"
Sami Frasheri
Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri) (1 qershor, 1850,
Frasher, Shqiperi – 18 qershor, 1904)
Rilindes i shquar, ideologu kryesor i Levizjes Kombetare
Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Ne
literaturen e huaj eshte njohur me emrin Shemseddin Sami.
Lindi ne Frasher te Permetit me 1 qershor 1850. Mesimet
e para i mori ne fshatin e lindjes. Me 1865 se bashku me
pese vellezerit e tij dhe dy motrat u vendos ne Janine.
Ketu se bashku me Naimin, Sami Frasheri kreu shkollen e
mesme greke "Zosimea", ku perveç kultures se
pergjithshme, pervetesoi krahas greqishtes se re e te
vjeter edhe gjuhen latine si dhe gjuhen frenge dhe ate
italiane. Ne Tetove, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli
Mahmut Efendi), mesoi arabisht, persisht dhe
turqisht[1].
Me 1872 u vendos ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari
te gjere patriotike per çlirimin dhe bashkimin kombetar
te popullit shqiptar dhe bashkepunoi me perfaqesuesit me
perparimtare te levizjes demokratike-borgjeze turke.
Ishte nje nder organizatoret kryesore te "Komitetit
Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise
shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqerise se te
shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.
Sami Frasheri drejtoi revistat e para ne gjuhen shqipe "Drita"
dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi nje
varg artikujsh. Per nevojat e shkolles shqipe hartoi
librat "Abetare e gjuhes shqipe" (1886), "Shkronjtore e
gjuhes shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronje" (Gjeografia,
1888) ne gjuhen shqipe. Nga veprat me te shquara te
ketij mendimtari te shquar, patriot, demokrat dhe
iluminist eshte "Shqiperia ç'ka qene, ç'eshte e ç'do te
behet", botuar me 1899 pa emer autori ne Bukuresht. Ky
traktat u be manifesti i Rilindjes Kombetare Shqiptare,
vepra qe sintetizoi programin e levizjes, strategjine
dhe taktiken e saj. Ne te u shprehen idealet demokratike
te zhvillimit politik e shoqeror te vendit, te
zhvillimit te arsimit, te kultures e te shkences. Sami
Frasheri hartoi dhe nje fjalor te gjuhes shqipe qe mbeti
i pabotuar, ai la gjithashtu ne doreshkrim nje
permbledhje kengesh popullore shqiptare.

Sami Frasheri me gruan e tij Eminene
Çeshtjen shqiptare Sami Frasheri e mbrojti edhe ne
organet e ndryshme te shtypit qe drejtoi sidomos ne
gazeten turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frasheri eshte
autor i 57 veprave ne gjuhen shqipe, turke dhe arabe
duke perfshire ketu edhe revistat e gazetat qe i drejtoi
duke botuar vete ne to.
Çeshtjen shqiptare dhe historine e popullit shqiptar
Sami Frasheri i trajton edhe ne veprat ne gjuhen turke e
sidomos ne artikujt e botuar ne shtypin e kohes, si edhe
ne veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si
dijetar i madh Sami Frasheri dha kontributin e tij te
vyer ne disa fusha te shkences ku u dallua si
perfaqesues i mendimit te perparuar materialist, jo
vetem per Shqiperine, por edhe per vendet e Lindjes.
eshte autor i fjalorit normativ te gjuhes turke (Kamus-i
türki, 1901) i cili ruan vleren e vet te madhe edhe ne
ditet e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"permban mbi 40
mije fjale e shprehje gjuhesore dhe eshte pajisur me nje
parathenie te gjate te shkruar nga vete Samiu ku
parashtron parimet e tij mbi fjalorin e nje gjuhe
letrare. Samiu eshte edhe autor i disa fjaloreve
dygjuhesh frengjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882);
turqisht-frengjisht (Kamus-i fransevi, 1885);
arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami
Frasheri ne gjuhen turke eshte Enciklopedia e tij "Kamus-ul
alâm" (1900) ne 6 vellime, ku Samiu u jep nje vend te
dukshem botes shqiptare, figurave te rendesishme qe ka
nxjerre populli shqiptar gjate historise se tij. Ne
enciklopedine e Samiut gjenden njoftime per
institucionet shteterore, arsimore, fetare etj., si edhe
te dhena gjeografike jo vetem per qytetet dhe qendrat
administrative me te rendesishme te Shqiperise, por edhe
per fshatrat me te njohura.
Si shkrimtar Sami Frasheri shkroi ne gjuhen turke drama
e romane. Vepra me e rendesishme tregimtare Sami
Frasheri "Besa", e botuar me 1875 (?) e ka marre
subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq ne teatrin
perandorak ne Stamboll me 1874 (?), nje vit para se te
botohej.
Per popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra
dhe broshura, te ciat i permblodhi ne "Biblioteken e
xhepit", hartoi tekste te ndryshme, botoi antologji me
pjese te zgjedhura nga letersia boterore dhe kryesisht
orientale, ai la ne doreshkrim 11 vepra kryesisht nga
fusha e gjuhesise dhe e letersise.
Sami Frasheri ishte edhe nje gazetar i talentuar. Ai ka
bashkepunuar me shkrime dhe ka qene redaktor dhe
kryeredaktor ne disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mengjezi"
1876), ku per nje kohe ishte kryeredaktor, "Hafta"
("Java") etj.
Ne punen krijuese te Sami Frasheri nje vend te
rendesishem zene edhe perkthimet, e kryesisht ato nga
frengjishtja. Ai shquhej per kulturen e tij te gjere ne
shume fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000
vellime.
Per veprimtarine patriotike edhe per frymen perparimtare
qe pershkon veprat e tij Porta e Larte e ndoqi dhe e
persekutoi Sami Frasherin, duke e internuar e izoluar.
Vitet e fundit atij i qe ndaluar te dilte nga shtepia.
Atdhetari i shquar i vdiq ne Erenköy - Stamboll.
|