|
Gruaja
dhe nena shqiptare, jo pak here u perball me ashpersite e jetes.
Mbi te rendoi pesha e shekujve te roberise dhe varferise, pesha
e kanunit dhe padrejtesise, kobi e zia, loti dhe gjaku... Por,
per asnje çast ajo nuk u nenshtrua para sfidave te shumta gjate
jetes. Dinjitetin dhe krenarine e saj nuk e mposhti as roberia
shekullore e as goditjet e njepasnjeshme qe ajo i mori nga
ashpersite e jetes se rende e me plot halle. Gruaja dhe nena
shqiptare, ne vend te parfumeve evropiane, perdori barotin,
stolite e saja ishin koburja dhe gjerdani me fisheke, ajo ishte
dhe mbeti ne sherbim te atdheut. Gruaja shqiptare si nene,
atdheut i fali nga shtate ushtare lirie, i fali nga shtate zana
mali, qe pushtuesit i moren gjak ne vetull si: Teuta, Donika,
Nora, Tringa, Shota..... e deri tek Gjeve Lladrovci e diteve te
sotme dhe pa dyshim nenemadhja, nenelokja Zahide Jashari - nena
e Komandantit tone Legjendar Adem Jashari!
Nenat tona, gatuan buken per çlirimtaret, thuren çorapet qe te
mos ngrijne ata, i bekuan rruget e tyre te pergjakshme, i puthen
ata ne balle duke ua dhane uraten ne rruget tona te veshtira,
por te lavdishme te lirise. Ato i vizituan bijte e tyre neper
syrgjynet otomane e kazamatet serbe, duke u thene: ”Mbahuni
bijte e mi, mos u ligeshtoni para dushmanit, mbahuni per hater
te vatanit!”... Ishin keto fjalet e nenave tona, qe na dhane
force dhe bene qe populli yne te triumfoj fuqishem mbi tmerrin
shekullor te roberise, mbi planet asimiluese, mbi planet
gjenocidiale qe pushtuesit tane i zbatuan egersisht mbi popullin
shqiptar. Nuset e reja i priten trimat e tyre me vite te tera,
nga syrgjynet, nga internimet, nga burgimet... e kuje nuk vune!
Ato femijet nuk i lane vetem e shpinen nuk ua kthyen per nje
cope dashuri. Jo, ato kete nuk e bene kurre, ato u gjakosen krah
burrave per kete toke te zhuritur! Ato hyne ne histori me
qendresen e tyre, ato hyne ne kenge me bujarine e tyre, ato u
mitizuan per besnikerine dhe sakrificat e tyre si Rozafa e
kalase prej guri, si Doruntina... E kur bijte tane u kthyen te
gjakosur nga lufta, fjala e nenes ua mikloi plaget e tyre. Ato
nuk lejuan qe loti te iu shkoj ne faqet e tyre te ndritura- jo
as nje here!... O zot, po cilat nena ne bote, jane me te
sprovuara, me te forta, me bujare se nenat tona? Ishte nena dhe
gruaja shqiptare ajo, qe i rezistoi te gjitha keto dhe nuk u
dorezua. Asaj, dhe vetem asaj i dedikohen te gjitha, para se
ciles populli yne me respektin me te madh duhet te perkulet deri
ne gjunjezim - para qendreses dhe heroizmave te NeNeS Shqiptare!
I gjithe ky respekt per nenat tona, sot percillet ne emrin e
nenes, ne emrin e gruas dhe ne emrin e heroines sone kombetare –
SHOTE GALICeS, ky emer kaq i madh qe zuri vend po aq te
madherishem e lavdishem ne historine tone kombetare. Emri Shote
Galica eshte emer nderi e krenarie, eshte emer mburrje e emer
lirie per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. eshte dashuri per
atdheun, pasion dhe inspirim i qindra Shotave te reja qe rane me
pushke ne dore rreshtuar ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te
Kosoves. Ato luftuan per çlirimin e atdheut - ashtu si Shote
Galica dikur, dhe rane per atdhe sa here e kerkoi domosdoshmeria
e lufta çlirimtare, ato rane me emrin e Shote Galices ne goje!
Me rastin e tetedhjete vjetorit te vdekjes se saj
Qerime Shote Galica e inspiruar ne bemat e trimereshave
shqiptare e bindur thelle ne te drejten e popullit tone per te
qene te lire e vuri pushken krahut dhe per 12-te vjet me radhe
nuk u nda nga burri dhe bashkeluftetari i saj Azem Galica, dhe
nga shoket e tij. Per 12-te vjet me radhe Shote Galica luftoi
kunder pushtuesve serbe, austrohungareze e bullgar.
Shota e Radisheves, ishte moter e gjashte vellezerve. Babai i
saj Halili, ngase e kishte te vetmen vajze, nuk e ndau nga
djemte e tij per asnje çast. E merrte me vete neper kuvende e
ndeja burrash, ku pati fatin te shohe me syte e saj trimat e
kohes si: Isa Boletinin, Shaqir Smaken, Kamer Loshin, Nak
Berishen, Azem Bejten, Mehmet Deliun, Shak e Ramadan Radisheven,
Halit Bajramin, Xheme Ternavin, Fazli Baranin, Emin Latin -
Mehen, Shaban Mikushnicen, Bajram Zene Mehen e shume trima tjere.
Neper ato kuvende e ndeja merreshin vendime qe te kerciste
pushka mbi pushtuesin serb. Aty edhe kendohej kenga e binte
çiftelia per trimerite e trimave tane. Shota i binte mire
çiftelise, si edhe çarkut te hutes. Kendonte si zane mali, sa
edhe te tmerronte me zerin e kushtrimit:”Ooo, Prite, prite Azem
Galicen, o hejjj”...
Neper ato ndeja e kuvende Shota njohu Azem Galicen, me te cilin
u martua ne vitin 1915. Ajo ne vend te rrobave te nuserise,
veshi rrobat e burrave, ne vend te pajes vuri armen krahut dhe u
be nuse malesh. Ne dasme te saj ishin 300 krushq me 300 pushke
krahut, binin tridhjete lodra pernjeheresh, kercenin 300
malesore vallen e Kaçakeve te malit... Shota qe nga ai çast nuk
u nda me nga Azemi dhe nga bashkeluftetareve te tij. Dhoma e saj
nuserise u be Çiçavica, stolite e saj ishin gjerdani me fisheke
rreth belit. Kjo pra ishte Shota – gruaja shqiptare, qe nuk u
lodh e nuk u hamend kurre para jetes se veshtire te malit, as
para flakes se barotit, as para renies e plagosjes se
luftetareve te lirise, as para masakrave qe benin xhandaret
serbe mbi popullaten shqiptare. Perkundrazi morali dhe forca e
saj sa vinte e po shtohej e vetedijshme se liria e vendit nuk
arrihet pa u djegur ne flaket e luftes! E tille ishte Shota dhe
si e tille vazhdoi keto rruge pa u luhatur, as edhe pas vdekjes
se burrit e shokut te jetes se saj Azem Galices.
Ajo merrte edhe vendime me vete. Kjo ndodhte kur ishte larg
Azemit, ne mungese te komunikimit per shkaqe gjeografike,
sidomos kur Azemi ndodhej ne vise te ndryshme te Kosoves, per
çeshtje organizimi ose edhe ne Shqiperi, per çeshtje armatimi e
komunikimi me forcat perparimtare e demokratike te kohes si me
Hasan Prishtinen, Bajram Currin e te tjere. Nje hap te tille
Shota e kishte marre per likuidimin e nje zyrtari te larte te
Serbise. Ajo se bashku me Mehmet Deliun dhe me dy tre shoke
tjere, kishin hyre ne zyre te eprorit serb, mu ne qender te
qytetit te Mitrovices!, dhe me dore te vet e kishte vrare ate
epror gjakpires, i cili kishte bere sa e sa masakra mbi
popullaten shqiptare qe po perpiqej per lirine e vet. Ajo i tha
Azemit me pas: “E vrava Azem! E vrava ne emer te nenave qe i ka
lene pa djem, ne emer te nuseve qe i ka lene pa burra, ne emer
te motrave qe ka lene pa vellezer, ne emer te lirise se Kosoves!”...
Azemi e shikoj me butesi e dashuri, duke i thene: “ Mire ke bere
moj burrnesha e maleve te Kosoves duke e perqafuar dhe duke e
uruar per aksionin, ate dhe shoket. Shota, gjate jetes se saj
prej kaçaku te malit, ishte ndeshur dhjetera here me pushtuesin
serb. Ishin dhjetera beteja ku kishin luftuar me ore te tera, ne
pozicione te ndryshme e shume here te pavolitshme e te
pabarabarta ne armatime. Gati ne te gjitha rastet, luftetaret e
lirise kishin dale fitimtare, megjithese edhe kishin pesuar edhe
goditje te renda me humbjen e shokeve. Kjo perballje e Levizjes
se Kaçakeve te Kosoves me pushtuesin serb nuk ishte e shkurter,
prandaj per Shoten, Azemin dhe bashkeluftetaret e saj ishin
krijuar mite e legjenda: Ishin perhapur fjale se Azem Bejta
bashke me gjokun e tij po fluturonte, ose se kur therret Shota:
“Oooo, prite, prite Azem Galicen o heejjj” degjohej per tej
shtate malesh e kodrash, ose se Shota me nje dore lufton dhe me
tjetren i bie çiftelise dhe se plumbat e saj kurre nuk shkonin
huq, mandej thoshin se Azemin dhe Shoten nuk i ze plumbi i
shkjaut etj...
Pas vdekjes se Azemit, Shote Galica u priu luftetareve te lirise
ne sa e sa aksione te rrepta balle per balle me armikun. Ajo me
zerin e saj si zane mali, u fuste tmerrin xhandareve kur jepte
kushtrimin: “Ooo prite, prite Azem Galicen, o heej”... Shota
edhe u plagos ne luftera, por morali i saj nuk u thye asnjehere,
keshtu duke u bere shembull e krenari per ne. Shota ne rolin e
nenes nuk pati rastin qe te gezoj ledhatimet e djalit te saj i
cili i vdiq shume shpejt pas lindjes, per shkak te kushteve te
malit. Mirepo Shota nuk ndenji indiferent kundrejt kesaj ndjenje,
ajo mori me vete ngado qe shkoi femijet e shokeve te rene per
liri te Kosoves. Ajo per as nje çast, ata nuk i la vetem, duke u
bere nene e dyte e tyre
deri ne çastet e fundit te jetes se saj.
Shote Galica ne fundin e dimrit te vitit 1926, te nje dimri te
ashper, e lodhur dhe e dermuar e me zemer te plagosur, shoqeruar
nga Mehmet Deliu e me pak shoke te tjere, kishin mesyre
Shqiperine, duke e lene Kosoven nen kthetra te pushtuesit serb,
me shpresen se do te ktheheshin me pranveren e pare. Ajo u
vendos ne katundin Shullaz te Krujes. Me vete kishte edhe disa
femije te shokeve te rene, femije te mbetur jetim te cilet Shota
kishte marre persiper t’i rrite dhe t’i edukoje me frymen
atdhetare. Me shpresen se do te gjente mbeshtetjen e mbreterise
se Ahmet Zogut ajo u zhgenjye shume shpejt nga sjelljet e tij
mosperfillese. Si duket, Shota nuk e kishte te qarte se kishin
ndryshuar rrethanat, se mbreti Zog ishte borxhli ndaj Krajlit te
Serbise i cili Zogun e kishte strehuar, armatosur dhe kthyer nga
hotel Bristoli i Beogradit ne karrigen e mbretit te Shqiperise!
Keshtu duke e rrezuar te paren Qeveri demokratike ne Ballkan -
Qeverine e Fan Nolit! Ne keto rrethana Krajli i Serbise, pasi qe
kishte demtuar rende pas 12 vjet lufte Levizjen Kaçake te
Kosoves se bashku me prijesin e saj, Azemin, kishte kerkesa
shtese prane mbreterise zogolliane qe te asgjesoheshin edhe
rrenjet e kesaj levizje ne Shqiperi ku Shote Galica i kishte nen
perkujdesje!...
Shote Galica e perballur me tmerrin e varferise, rrethuar nga
harresa, varferia, mjerimi dhe inferioriteti i nje regjimi
mbreteror zogollian, i shkroi nje leter mbreterise ne fjale: “
Une jam Shote Galica- gruaja e Azem Galices, prijesit te
Levizjes Kaçake te Kosoves. Gjendem ne katundin Shullaz te
Krujes , kam dhe kater femije jetim me vete. Jane femijet e
luftetareve te vrare per çlirim te Kosoves. Jam e shtrenguar te
ju ve ne dijeni se jam duke vdekur nga uria se bashku me femijet
jetim!”...
Shota, po ndeshej me vdekjen dhe vdekja e saj ne ate moshe kaq
te re, me shume pati per pasoje moskujdesin njerezor ndaj saj,
ky moskujdes i nje regjimi mbreteror antikombetar kurorezoi
kushtet e nje vdekje te parakohshme dhe te pa natyrshme te nje
gruaje qe quhej Shote Galica e cila kishte vetem 32 vite!...
Shote Galicen, shteti shqiptar e shpalli Heroine te Popullit, ia
ngriti bustin e saj dhe ia rregulloi edhe varrin. Sot ne kohen e
“demokracise” varri i saj eshte ne gjendje te mjerueshme siç
ishte edhe ajo vet ne prag te vdekjes se saj ne vitin 1927.
Nderkaq per bustin e saj nuk ka kurrfare te dhenash se ku eshte
tretur?! Qeveria e Kosoves, si ajo ne nivel qendror, po ashtu
edhe kjo ne nivel lokal te Vushtrrise, as kane vrare mendjen
deri me sot ne menyre qe eshtrat e Shote Galices t’i kthejne ne
vendlindjen e saj, me ne fund pas 80 vitesh te prehet edhe ajo e
qete prane varrit te Azem Galices, burrit dhe bashkeluftetarit
te saj dhe prane kulles e cila po ashtu mungon edhe sot!
A thua valle edhe Qeveria e Kosoves, pandergjegjshem po
shnderrohet ne nje Qeveri mosperfillese e kaq inferiore, per te
mos thene zogolliane perballe Deshmoreve dhe Heronjve tane
kombetare te cilet mbeten harruar e shkaperderdhur balterave e
moçaleve te hapesirave tona gjeografike?!
Qerime Halil Radisheva – Shote Galica vdiq me 1927. Kush vuajti
me shume se nenat tona, kush i dha lirise dhe popullit tone me
shume se ato? Kjo pra ishte Shote Galica – gruaja dhe nena
shqiptare te cilen me pietet do ta kujtojme perjete e mot!
Mehmet BISLIMI
|