|
Kendimi i natyrshem dhe sharmi i saj ne skene
bejne qe Mihrie Braha te jete e adhuruar njesoj,
dje e sot. Opusi i saj ka disa kenge hite, te
cilat degjohen me endje edhe sot, edhe pse te
kenduara vite me heret
Mihrie Braha eshte nje kengetare e cila asgje nuk
e merr me rrembim. Nuk ngutet per te qene e para,
madje as nuk vuan qe te siguroje vendin e pare. Ka
nje qendrim te thjeshte sikur çdo femer tjeter.
Kur fillon te futet ne biseda me shoqe e miqte e
saj e madje edhe me njerezit te panjohur harron
statusin e saj prej ylli qe eshte. Nuk vuan nga
asnje kompleks e aq me pak nga kompleksi i
superioritetit, siç mund te verehet te disa yje te
tjere te estrades sone. Gjate shetitjeve i ndodh
qe te ndalet nga simpatizuesit e saj, te cilet
kerkojne te fotografohen me te, per ta
imortalizuar (perjetesuar) momentin kur ajo ua
shtrin doren. Kendimi i saj i natyrshem dhe
sjellja e saj shume e thjeshte ka bere qe Mihria
te futet ne zemrat e secilit degjues. Gjate
bisedes me kete kengetare, bashkebiseduesi pas pak
çastesh e veren se kjo eshte e mbushur me nje
energji pozitive dhe me nje humanizem qe pak nga
koleget e saj e posedojne. Per humanizmin e saj,
Mihria rrefen prej shume rasteve te tjera vetem
nje rast ate te Gentes, vogelushes nga Isniqi i
Deçanit. Jemi ne vitin 1998. Forcat serbe me
kunderofensiven e tyre mbjellin zjarr dhe vdekje.
Kudo shperngulje te popullates shqiptare brenda
trojeve tona. Genta nje vogelushe nga Isniqi e
ndare nga babai, i cili gjendet diku ne male duke
luftuar, eshte e traumatizuar. Vogelushja nuk ha e
nuk flet me askend. Shoqata “Motrat Çiriazi” e
kuptojne se Genta e kishte idol Mihrie Brahen.
Mihrija pa asnje pertese shkon ta takoje
vogelushen Genta, e vogelushja menjehere ia fillon
te qesh, te qan dhe te haje. Edhe tash kur Genta
eshte vajze e rritur ne mesin e tyre ka mbetur
miqesia.
Ze i kerkuar nga masa
Mihrie Braha eshte nje kengetare qe ne vete
permban nje game te gjere te vlerave artistike e
te cilat deshiron qe ato t’i shperndaje ne mase
deri tek simpatizuesi i fundit. Po cili eshte
simpatizuesi i fundit i Mihrie Brahes? Zeri i
embel i kesaj kengetareje qe me dekada te tera
eshte futur ne shtepite e çdo shqiptari ne njefare
menyre ka ndikuar qe Mihrie Brahen ta konsiderojme
si pjesetare te familjeve tona. Paraqitja
sistematike ne publike gjithnje me albume te reja
ndikon qe zeri i saj te mbetet edhe me tutje i
qendrueshem e emri i saj te skalitet ne librat
antologjike te muzikes qe te jete i perhershem
deri ne pafundesi. Bazuar ne kete, duket se
simpatizuesi i fundit i kenges se Mihrie Brahes
nuk ekziston, sepse ajo tanime eshte bere zeri i
kerkuar nga masa dhe eshte shnderruar ne jeten e
perditshmerise sone. Nuk ka dasme, takim shokesh,
udhetim me veture, ndeje ne shtepi... e qe te mos
e degjojme me endje zerin e Mihrie Brahes.
Degjimi i nje kenge i ofron subjektit modelin e
nje interpretimi imanent qe e ben degjuesin
krejtesisht te pavarur. Degjuesi gjendet i
ngerthyer ne boten dhe autoritetin e zerit te
kengetarit. Duke e degjuar Mihrie Brahen (por edhe
çdo kengetar tjeter), degjuesi nuk kerkon te
mendoje thelle per te kuptuar por thjesht ai e
deshifron ne menyre krejtesisht mekanike. Gjate
interpretimit te nje kenge, energjia intelektuale
e degjuesit kerkon te beje rikonstituimin e
rrefimit te tekstit qe e degjon dhe atij do t’i
paraqiten tablo reale levizese te asaj qe
pershkruhen ne tekstin e kenges. Nese kengetari ka
sens dhe talent per interpretim te natyrshem
automatikisht do t’i futet ne boten e brendshme te
degjuesit.
Me gjithe disa kengetare te tjera, Mihrie Braha i
ka te gjitha komponentet qe i ndihmojne suksesit
te saj, ku, perveç bukurise fizike qe eshte nje
faktor mjaft i rendesishem, te kjo kengetare mund
te shohim se ka talentin qe e shoqeron me
interpretim te natyrshem. Mihrie Braha gjate
kendimit muzikal e praktikon nje lloji deshifrimi
te tekstit te saj qe degjuesi nuk e heton por e
perveteson kete lloj deshifrimi, duke qene i
bindur se kjo kengetare po kendon enkas per te.
Ne çastin kur degjuesi ka bindje se kengetari/rja
kengen po e kendon veç per te, automatikisht kenga
e tij/saj shnderrohet ne hit per ta pervetesuar
masen dhe ngadale me kalimin e viteve kenga dhe
kengetari perjetesohen.
Shume nga kenget e saj jane bere hite
Mihrie Braha ne opusin e saj ka disa kenge te
cilat jane bere hite, te cilat edhe pse te
kenduara vite me heret ato perseri degjohen me
endje pa e humbur aspak freskine dhe shijen per
degjuesit tane. Ajo qe Mihrine e ben te suksesshme
eshte interpretimi i saj krejt spontan dhe i
natyrshem. Duke e degjuar kete kengetare njeriu
yne zhytet ne boten magjike te zerit dhe melodise,
duke e koncentruar vemendjen te rrefimi melodik
dhe per pak çaste degjuesi perjeton kenaqesine e
jetes se tij. Dihet se secili njeri ka probleme
dhe here pas here krijohen situata te palakmueshme
e ne keto momente zeri i Mihrie Brahes tek
individi i demoralizuar do t’i sherbeje si nje
relaksim dhe qetesim shpirteror. Per pak çaste
kenga e saj do te ndikoje qe njeriu veten ta
ndieje me te lumtur dhe kjo lumturi do te vazhdoje
te zgjatet kur individi ne mendjen e tij e
rikujton melodine dhe tekstin e kenges e natyrisht
atij do t'i parafytyrohen levizjet e Mihrise dhe
bukuria e saj e shkrire ne dekorin skenik.
Kompozimi i muzikes dhe dekori luajne nje rol te
rendesishem dhe kete Mihrie Braha e di, andaj kjo
kengetare deshiron qe permes zerit te saj e
interpretimit ta vere ne siperfaqe melodine dhe
tekstin e kenges dhe nga kjo Mihria ne plan te
pare e qet rrefimin. Ne kete model, zeri i Mihrise
integrohet ne menyre te perkryer me melodine e
orkestres, behet pjese perberese, jehon, dialogon,
largohet dhe noton ne nje kohezion muzikal. Pak a
shume zeri i saj arrin te shnderrohet ne primus
inter pares (d.m.th e para ne mesin e barabarte).
Rrefimi i mbeshtjelle me melodine, zerin, levizjet,
e emocione ndikon qe Mihria te jete nje kengetare
e dashur per publikun e gjere shqiptar.
Askush nuk mund te harroje kenget “Puthje kosovare”,
“Ma kadal kadale” “Ushtarit tim” etj, te kenduar
nga Mihrie Braha. “Ushtarit tim” i kushtohet
periudhes kur bijte tane ktheheshin ne arkivole
nga ushtria e armikut. Asokohe te rinjte tane
shkonin per te sherbyer ne ushtri e ktheheshin te
vdekur. Ishin vrasje qe sistemi qellimisht pasi i
torturonte i vriste bijte me te devotshem. Kthimi
i ushtareve tane te vdekur Mihrie Brahen do ta
trondiste e shqetesonte, andaj vendosi te mos
rrinte duarkryq e te bente sehir siç bente
ndonjera nga kengetaret tona te estrades. Menyra
me e mire, kishte menduar ne vete Mihria, ishte qe
zerin e saj ta fuste ne funksion te çeshtjes
kombetare. Gjate interpretimit te kesaj kenge,
zeri i saj ishte nje vajtim per bijte tane: ”Dore
e zeze o dore mizore,/ Mos na i kthe djemte
n‘arkivole/ jeta mua me eshte bere zi,/Dite e nate
po qaj per ty”. “Ushtarit tim” eshte e vetmja
kenge qe gjate kendimit kengetarja jone qante,
sepse vuajtjet e popullit i perjetonte thelle ne
shpirtin e saj. Mihrie Braha eshte fituese e shume
shperblimeve, por shperblim me te mire i
konsideron duartrokitjet frenetike te shikueseve
te saj, qe sipas Mihrise, publiku eshte vleresuesi
me i mire dhe me i denje.
|