|
Adem Demaçi, eshte nje personalitet te cilin mund
ta shohim ne majat me te larta te aktiviteteve per
çeshtjen kombetare, e here pas here, njerez te
caktuar te kuluareve te erreta qe vijne nga
sherbimet sekrete te armikut perpiqen qe emrin e
Demaçit ta heshtin per jete. Mirepo, nuk ekziston
asnje mjet, asnje force e asnje metode, qe Adem
Demaçin ta demoralizoje nga dashuria e madhe qe ai
e ka per popullin e tij.
Per gati 29 vjete, ne burgjet e ish-Jugosllavise,
Adem Demaçi u perballe me te gjitha te keqijat qe
i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit
per ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qofte
edhe per nje periudhe te shkurter. Kurre Adem
Demaçin nuk do ta shohim te lodhur: as atehere kur
ndonje nga “shoket” do ia kurdisi gracken, as
atehere kur njerezit tane do t’i dalin si deshmtar
qe ka vepruar “kunder shtetit dhe popullit”, as
kur ndonje matrapaz me titull shkencor do te
shkruaje per ta njollosur Demaçin, as atehere kur
u krijuan institucionet e Kosoves te cilat do ta
margjinalizonin figuren dhe personalitetitn e
Demaçit. Demaçi nuk do te demoralizohet as kur nje
Minister i Kultures ne shtyp e quan spiun. Jo.
Demaçi eshte i pathyeshem! Kurre i demoralizuar!
Madje Demaçi as qe hidherohet me ata te cilet
perpiqen ta njollisin. Kjo eshte nje veti shume e
rralle, nje veti qe e kane vetem njerezit e mdhenj,
vetem njerezit e mençur e te urte.
Filozofia e mendimit politik te Demaçit
Nuk eshte rastesi qe Parlamenti Evropian e
shperblen me çmimin “Saharov” ne vitin 1991.
“Gjate jetes ne burgje, Adem Demaçin, nuk kane
mundur t’ia thyejne shpirtin e lirise. Ai
vazhdonte ta ngrinte zerin per te denoncuar nje
realitet te tmerrshem: shtypjen e mbi dy milion
shqiptareve te Kosoves nga Serbia. Shprehja e
fjales se lire eshte etapa e pare dhe e
domosdoshme ne rrugen e demokracise. Pa shprejhje
te lire te fjales, nuk ka dialog, pa dialog eshte
veshtire zbulojme te veteten, dhe pa te verteten
progresi eshte i pamundur” (Parl.Evropian me
rastin e dhenies se çmimit Sakharov 1991 webcite
parl.eur.)
Filozofia e mendimeve politike te Adem Demaçit
eshte shume e thjeshte dhe shume e kuptueshme.
Mendimet e tij politike nuk kane nevoje te
analizohen per ta kuptuar se çka ka dashur te
thote. Adem Demaçi nuk filozofon shume per te
kerkuar pak. Nuk flet pak per te thene shume. Flet
vetem ate qe duhet thene dhe ate me esencialen. Ne
fakt, ai nuk kerkon as shume e as pak, por kerkon
vetem ate qe popullit tone i takon. Ne deklaratat
e tij kurre nuk ishte demagog, qe premton e nuk
zbaton. Demaçi e flet ate qe e mendon pa i
llogariutur konsekuencat dhe pasojat qe mund t’i
vijne nga njerezit primitive, qofshin nga tanet
apo te pales se armikut. Andaj mendimet e Demaçit
shepshhere jane keqinterpretuar qellimisht nga
disa personalitete politike tona per te pasur
pretekst dhe hapesire per veprime te tyre te
ngushta e madje miskine.
Çuditerisht, personalitetet politike evropiane e
amerikane i citojne mendimet politike te Adem
Demaçit dhe i çmojne si perla te filozofise
politike permes te cilave Adem Demaçi lene gjurme
te pakontestueshme ne luften e tij te çlirimit
kombetar. Mendimet e Demaçit jane aq te vlefshme e
te çmueshme sa ato do te qendrojne dhe rrezistojne
edhe ne nje ardhmeri shume te larget.
E çmon Evropa, ne Kosove margjinalizohet
Me marrjen e çmimit « Sakharov », Parlamenti
Evropian Adem Demaçin e radhit ne piedestalin me
te larte te personaliteteve boterore, gjurmet e te
cileve do te mbesin perjetesisht ne historine e
njerezimit . Paradoksale. Kur inteligjencia
evropiane e çmon mendimin e Demaçit, ne Kosove
Demaçi margjinalizohet. E pabesueshme dhe
krejtesisht e tmerrshme. Njeriu qe çmohej si
simbol i rezistences kombetare, sot injorohet.
Njeriu nga i cili u inspiruan gjenerata e
gjenerata se si duhet fituar lirine sot askujt nuk
i sherben madje as atyre qe dikur u kishte
sherbyer si model. E Adem Demaçit nuk i behet vone,
se ai e ka objektivin e tij qe e din ku shkon dhe
pse shkon.
Adem Demaçi, asnjehere nuk e ka mbivleresuar
luften e tij per ta nençmuar apo injoruar luften e
atyre qe i a nisen para tij dhe pas tij. Ne
deklaratat e tij flet me krenari per qendresen e
poetit Fazli Grajçevcit, Kadri Kusarit apo te
Rexhep Males. Jo, Adem Demaçi nuk harron ai i
perkujton me lot e dhimbje te gjithe ata qe
luftuan per liri para tij, me te e pas tij. Adem
emaçi nuk krenohet me deklarata stereotipe se per
t’u mburrur se çdo gje ka filluar me te e pa te
nuk behet asgje. Jo, Adem Demaçi ka respekt edhe
per njeriun e thjesht. Adem Demaçit i dhimbsen
edhe ata qe ishin dhe jane ne rruge te gabuar, ata
qe interesin personale i vejne mbi ato kombetare.
Adem Demaçi nuk mburret per veprimtarine e tij,
por ai ende lufton per vetedijsimin e shtreses
politike qe te lirohen nga folklorizmi i tyre
primitiv e te shnderrohen ne popull politik. Vetem
ne keto momente Kosova do te behet Dardani, thote
Demaçi ne nje interviste (2004).
Themelues i shkolles se romanit modern ne Kosove
Ne pamundesi per t’iu rikthyer politikes, ne
pamundesi per t’i ndihmuar popullit te tij permes
veprimtarise politike, Adem Demaçi do t’i
rikthehet fjales se bukur artistike, si ne vitet e
50-ta, qe shquhej per tregimet e tij dhe pa asnje
dyshim Demaçi do te mbetet si themelues i shkolles
se romanit modern ne Kosove.
Vetem ne krijimtarine artistike Adem Demaçi do te
lundroje i qete e pa u penguar nga askush. Ne
krijimtarine e tij artistike, do te futet thelle
ne boten magjike te shkrimit qe lexuesit tone t’ia
afroje pervojen e tij, vuajtjet dhe sakrificen jo
vetem personale, por mbarekombetare. Kudo plaga e
vuajtjeve kombetare Adem Demaçin do ta shoqeroje e
ne prozen tij kjo do te verhet me se miri.
Rikthimi ne krijimtari, Adem Demaçit do ia sjelle
lumturine e humbur dhe prehjen shpirterore qe me
ne fund askush nuk ka mundesi ta pengon. Me
rikthimi ne letersi Adem Demaçi jep prova se lufta
per çlrimin kombetar nuk duhet te ndalet dhe se
ajo mund te zhvillohet ne shume drejtime.
Adem Demaçi me punen e tij jo vetem letrare, por
edhe politike, eshte futur ne faqet e historise
dhe emri i tij do te skalitet me shkronja te arta
deri ne perjetesi. |