Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip   |   Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria    Contact

The AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals

AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 
 
Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net

Portreti i Albin Kurtit ne gazeten Kosova Sot

 

PORTRETI I JAVĖS "KOSOVA SOT" ALBIN KURTI

Temat Aktuale te shkruara nga reshat Sahitaj

Mihrije Braha: Kenges i jep jete, prej kenges merr zemer NEW

Halil Budakova: Nje detyre, me ndryshe se te tjeret  NEW

Mehmet Haziri: Sfiduesi i territ informativ ne Kosove

Rexhep Qosja, Novelisti i Ardhshem

Bekim Fehmiu, mit dhe realitet

 

Per me teper shkrime nga reshat Sahitaj, Kliko Ketu!

Reshat Sahitaj
 

Albini ose Miti per Sizifin

Albin Kurti, emėr i shquar nė publicistikėn shqiptare, si student u rreshtua nė anėn e atyre qė luftonin pėr t’i shkėputur prangat e robėrisė dhe, edhe nga burgu, duke iu rezistuar torturave fizike mė ēnjerėzore, do ta ngritė zėrin pėr luftėn e drejtė tė popullit tė tij

 

Albin Kurti aktualisht ėshtė ndėr emrat mė tė shquar tė publicistikės shqiptare tė kėtij shekulli. Me shkrimet e tij sistematike, koncize, tė matura dhe para se gjithash largpamėse, bėn qė Albin Kurti tė rreshtohet nė majat e larta tė elitės intelektuale shqiptare. Praktikisht, Albin Kurti jo vetėm qė nuk ėshtė i rreshtuar nė ato lartėsi intelektuale, por pėrkundrazi shqelmohet nga tė gjitha anėt pėr tė mos arritur majėn, gjė qė lufta e tij intelektuale do na pėrkujton mitin pėr Sizifin. Vetėm pėr pak ēaste pėrpiquni t’i rikujtoni momentet mė dramatike tė ēėshtjes shqiptare dhe daljen nė skenė tė Albin Kurtit.


Viti 1997. Njė djalosh kaēurrel e flokėgjatė. Njė djalosh i mbushur plot pezėm e vrer kundėr atyre qė burgosnin dhe vrisnin shqiptarėt. Njė tė ri me syshqiponjė, i revoltuar jo vetėm me politikėn e sistemit okupues, por edhe tė politikės nėnshtruese tė faktorit tė brendshėm. Njė djalosh qė ēlirimin e atdheut e donte mė shumė se jetėn e tij, e ky ishte Albin Kurti.


Figura e tij ishte fascinuese pėr popullin shqiptar tė robėruar me shekuj. Dalja e tij nė skenė ishte shpresėdhėnėse pėr shpirtrat tanė tė robėruar, qė deri asokohe predikohej politika nėnshtruese. Mė nė fund zėri i rinisė kosovare po dilte nė skenė i artikuluar e jo konfuz, siē ishim mėsuar tė dėgjonim zėre, qė nga mbledhjet e ndryshme ku thuhej nė komunikata tė tyre partiake se e kishin dėnuar ashpėr dhunėn serbe, me fjalė ashpėr kishin dėnuar vrasjet e bijve dhe bijave tona, e menjėherė pas nėnshkrimit tė komunikatave ia shtronin darkave dhe ahengjeve nė restorante mė tė njohura. Zėri i Albin Kurtit ishte ndryshe nga zėrat partiakė, e asokohe parti politike kishte po aq sa kemi edhe sot. Gjatė atyre viteve, edhe pse ishte sistem pluralist, mbretėronte ideja e mendimit monist. Tė jepje mendime ndryshe nga ē’thoshin liderėt e asaj kohe ishte vetėvrasje politike. Ishte vetėm vetėvrasje politike?! Jo. Ata qė mendonin ndryshe nga liderėt e asaj kohe, siē qe dalja nė skenė e UĒK-sė, protestat e Unionit tė studentėve etj, konsideroheshin si tė nxitur nga Serbia dhe njerėzia fillonin t’i urrenin. Nuk dihej kujt t’i besohej: atyre qė thoshin se Kosova do tė ēlirohej pa asnjė fishek tė zbrazur, apo atyre qė zbraznin fishekė dhe luftonin kundėr forcave te armikut. Albin Kurti rreshtohej nė anėn e atyre qė luftonin pėr t’i shkėputur prangat e robėrisė. Ky rreshtim natyrisht qė do t’i kushtonte shtrenjtė nė tė gjitha aspektet, siē u kushtoi tė gjithė atyre qė i kapen armėt dhe atyre qė me forma tė tjera ndihmuan luftėn.


Njeriu qė ua prishte rehatinė


Albin Kurti konsiderohej si njeri qė me Lėvizjen studentore po ua prishte rehatinė pashallarėve qė ishin mėsuar tė rrugėtonin nė udhėtime zyrtare, pėr tė mbledhur haraēin e diasporės, ua prishnin rehatinė tregtarėve tė mėdhenj qė kishin lidhur miqėsi dhe jarani me tregtarėt serbė, ua prishnin rehatinė edhe tregtarėve tė vegjėl si: butikėve, restoranteve e kafeneve ku zihej politika mė shumė se nė selitė partiake. Ē’ishin ato deklarata tė Albin Kurtit, qė thoshte se vetėm me luftė armiku mund tė largohet, pėshpėritej kafeneve dhe selive te partive politike tė regjistruara nė Beograd. Lufta ėshtė shkatėrruese, thoshin ata duke u mbėshtjellė nė tymin e zymtė tė duhanit dhe erėn e “shlivovicės”. Mė lehtė ishte tė mbėshtillesh me tymin e duhanit e tė flisje kundėr Albin Kurtit se tė flisje kundėr sistemit okupues. Tė flisje kundėr Albin Kurtit, selitė e partive politike tė ēmonin, tė quanin militant dhe luftėtar besnik tė partisė. Sa mė shumė tė flisje kundėr Albin Kurtit dhe Unionit tė studenteve, shquheshe pėr besnikėri e devotshmėri partiake qė ata e klasifikonin atdhetare. Tė mendoje e tė shprehje opinionin se Albin Kurti e kishte mirė, ishte rrezik i dyanshėm: rrezik nga forcat policore te armikut, se ata tė burgosnin, rrezik nga partia se tė pėrjashtonte. Ē’lojė luhej?! Nga masa e popullit askush nuk e dinte. Beogradi e dinte lojėn. Selitė e partive dhe disa liderė e dinin lojėn. Albin Kurti kishte dal nga korniza e lojės dhe hidhte vallen e lirisė, pa dėshirėn e shumicės se liderėve tė asaj kohe. Albini e dinte se kishte hyrė nė njė rrugė tė rrezikshme dhe pa kthim. Luftėtarėt e lirisė e dinin po ashtu se rruga e tyre ēlirimtare ishte pa kthim dhe ai qė mund te kthehej do ta gėzonte atė qė me shekuj kishin ėndėrruar gjenerata e mėparshme shqiptare. Nga krerėt e partive politike Albini konsiderohej i papėrshtatshėm dhe tejet i rrezikshėm, andaj duhej ta ndalonin. U pėrpoqėn duke krijuar njė institucion tė tė rinjve me tė njėjtin emėr qė Albinit t’i kundėrviheshin me tė njėjtėn armė qė ta neutralizonin. Albini nuk neutralizohej, pėrkundrazi ecte me hapa te sigurt. Shkonte drejt vdekjes?! Shkonte drejt burgut?! Pėr Albin ishte krejt njė. Mė mirė i vdekur ose i burgosur se sa i nėnshtruar e i poshtėruar. Nė momentet mė kritike, nė momentet mė dramatike tė kredibilitetit, aso kohe Kosovės nė ndihmė do t’i vinte zėri nga Uashingtoni, kur Gelbarti haptas mes tjerash u tha se ai nuk ishte Supremen qė mund ta ēlironte Kosovėn.


Zhdavariti mjegullėn e mendimit konfuz


Ky zė engjėllor ishte sinjal se pa luftė shqiptarėt nuk duhej te shpresonin asgjė, as nga Amerika e as nga Evropa. Ky zė e zhdavariti mjegullėn e mendimit konfuz qė mbretėronte nė Kosovė, dhe Albin Kurtit i dha zemėr, siē u dha zemėr tė gjithė shqiptarėve. Pas kėsaj, Albin Kurti do tė vizitonte qendrat e vendosjes ndėrkombėtare, pėrveē tjerash edhe Brukselin. Me fjalėn e Albin Kurtit do tė mbetshin tė kėnaqur personalitete tė njohura tė politikės evropiane, me ē’rast pėrkrah Albin Kurtit do tė mbanin konferenca pėr shtyp senatorė e deputetė shumė tė njohur, tė cilėt pėrkrahnin vizionin e Albin Kurtit pėr ardhmėrinė e Kosovės. E lufta e Kosovės mori pėrmasa ndėrkombėtare. E Albin Kurti, zėri i lirisė, do tė burgosej pa e shijuar asnjė sekondė ajrin e lirisė. Nė burg do t’u rezistonte torturave fizike mė ēnjerėzore dhe pikėrisht nga burgu Albin Kurti do ta ngrehte zėrin pėr luftėn e drejt tė popullit tė tij. Vetėm nė kėto momente shqiptarėt po e kuptonin se forcėn magjike dhe vizionin largpamės tė Albin Kurtit. Nga burgu Albin Kurti e fitoi simpatinė gjithėpopullore dhe secili shqiptar mburrej qė e kishte Kosova njė djalė si Albini. Posa tė lirohej nga burgu, Albin Kurti brenda disa muajve nė popull do tė zbret dashuria ndaj Albinit dhe disa vjet mė vonė do tė mbetėt i rrethuar vetėm nga mė tė vendosurit.


Ngjarjet politike qė do tė zhvillohen nė Kosovėn e pasluftės dhe nė Kosovėn e pas pavarėsisė, Albin Kurtin do ta shqetėsojnė. Ēuditėrisht, edhe sot Albin Kurti do tė trajtohet njė lloji siē u trajtua nė vitet e paraluftės. Ta pėrkrahėsh idenė e Albinit tė pėrjashtojnė nga partia, nuk tė ofrojnė ndihma sociale e as nuk mund tė regjistrohesh nė Universitet. Madje ndoshta ju duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė se edhe disa prindėr “vizionarė” i kėshillojnė fėmijėt e tyre qė mos tė bėhen pėrkrahės tė Albinit, se ata do ua ndėrpresin ndihmat materiale tė nevojshme pėr studime. Albini nė vitet e paraluftės konsiderohej ekstremist dhe i rrezikshėm, e tash pėrsėri me tė njėjtat etiketa etiketohet. Albin Kurti gjendet nė vendnumėrim, por ideja e tij e ka bėrė qė Kosova tė ecėn pėrpara. Njė gjė duhet tė sqarohet se Albin Kurti dhe “Vetėvendosja” ėshtė njė forcė , njė gjenerator qė i ka shėrbyer Kosovės dhe vetė grupit tonė negociator e qeverisė sonė, qė ta ketė mė lehtė arritjen e shpalljes se Pavarėsisė. Pa “Vetėvendosjen” Kosova do ta kishte edhe mė tė cunguar pavarėsinė.


Pse shqetėsohet Albin Kurti?! Kosova i takon veē Albin Kurtit?! Dihet se Kosova nuk ėshtė pronė e Albin Kurtit, por e secilit nga pak. Albini e kėrkon tė drejtėn e atyre tė heshturve dhe frikacakėve, qė deri nė momentin e fundit e shikojnė rehatinė personale, e nė ēastet e tė heshturit shndėrrohen nė forcė e frikacakėt i uzurpojnė postet dhe pėrsėri Albin Kurtit i mbetėt burgu ose burgu shtėpiak, revolta ose i atribuohet njė mirėnjohje dhe njė rrogė, siē u veprua me Bacė Adem Demaēin e shumė e shumė vjet mė vonė, gjeneratat e tjera, Albin Kurtin do ta shohin si njeri me njė vizion largpamės.


03 maj 2008 Kontakt : Reshat80@hotmail.com 

 

Per te shkruar komentin e juaj per Albin Kurtin, Kliko Ketu!

 
 
 

 
 

 

 
 

Advertising at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

 

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

E-Mail us  to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

------------

If your choose to advertise in our site with a Top Page Banner or Centre Page Banner we will give you extra advertising in our top LINKS, which are visited the most 24 hours a day. Also we take care about our partners with  special offers throughout the period of time they are with us.

 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker