|
Gazeta Shqip: Kujt i dedikohet
kryesisht merita e lindjes sė shtetit kosovar nė
aspektin e brendshėm dhe tė jashtėm?
Hashim Thaēi:
Shteti i pavarur dhe demokratik i Kosovės ėshtė
rezultat i pėrpjekjeve tė gjata tė popullit tė saj
pėr liri. Kėto pėrpjekje u kuptuan drejt nga bota
demokratike, bota perėndimore, e cila nė momentet
mė tė rėnda u radhit nė anėn tonė, nė anėn e
lirisė. Nė qershor tė vitit 1999 u arrit njė
fitore e madhe e vlerave tė lirisė mbi tiraninė
dhe shtypjen. Shteti i Kosovės ėshtė zyrtarizim
ndėrkombėtar i kėsaj fitoreje. Kjo ėshtė meritė e
popullit tė Kosovės dhe e tė gjitha shteteve
demokratike tė botės qė ndihmuan nė krijimin e
shtetit tonė.
Gazeta Shqip: Ju keni lindur dhe keni qenė
deri pak vite mė parė formalisht qytetar jugosllav.
Jeni ndjerė ndonjėherė i tillė?
Hashim Thaēi:
Jugosllavia ka qenė njė shtet artificial,
fillimisht i ndėrtuar mbi ideologjinė komuniste,
qė mė pas u rrėnua nė mėnyrė tė turpshme.
Millosheviēi u pėrpoq tė rindėrtonte njė
Jugosllavi, tė dominuar nga ai, pėrmes gjakut e
dhunės dhe pasojat ishin tė tmerrshme. Kėsisoj,
identiteti jugosllav gjithmonė ka qenė njė
konstruksion i sajuar dhe i imponuar. Njerėzit e
vendit tim gjithmonė e kanė parė kėshtu. Unė kam
ndarė tė njėjtin qėndrim dhe ndjenjė me ta.
Gazeta Shqip: Mund tė na thoni si u rrit dhe u
maturua te ju ideja dhe pėrpjekja pėr pavarėsi?
Hashim Thaēi:
Pavarėsia ka qenė njė ide e natyrshme e njė
populli tė shtypur. Askush nuk do tė jetojė nėn
njė ēati me dikė, i cili, kur i kėrkon tė drejtat
e tua, tė pėrgjigjet me tanke. Gjithmonė kam
besuar se aspirata mė e thellė e qenies njerėzore
ėshtė aspirata pėr liri. Tė gjitha pėrpjekjet e
mia politike, qė nga rinia e hershme, janė
udhėhequr prej kėtij besimi.
Gazeta Shqip: Pėrse rruga paqėsore pėr Kosovėn
e pavarur e iniciuar nga Rugova nuk funksionoi?
Ndoshta duke qenė paqėsore nuk mund tė arrinte
pavarėsinė?
Hashim Thaēi:
Regjimet diktatoriale, regjimet e aparteidit, nuk
janė tė prirura tė kuptojnė gjuhėn e tolerancės e
tė paqės, as zgjidhjet e negociuara tė problemeve.
Por shtypja nuk ishte caku i fundit i regjimit
represiv tė Millosheviēit. Caku i tij ishte
spastrimi i plotė i Kosovės nga shqiptarėt. Ne e
kuptuam se kishte ardhur momenti i duhur tė bėnim
diēka pėr tė ndaluar kėtė plan tė sė keqės. Nėn
anėn tjetėr kishim njė besim brenda vetės se bota
perėndimore, bota e lirisė, do tė na mirėkuptonte
nė pėrpjekjet tona. Ajo qė erdhi mė pas na dha tė
drejtė.
Gazeta Shqip: Kufijtė e Kosovės janė shėnuar
nga Tito. Nuk ėshtė paradoksale?
Hashim Thaēi:
Kufijtė e Kosovės nuk janė dhuratė politike e
askujt. Ato janė shprehje e njė realiteti
territorial, tashmė i njohur dhe i garantuar
ndėrkombėtarisht.
Gazeta Shqip: Dy shtete shqiptare nė Ballkan
janė shumė apo janė shumė pak?
Hashim Thaēi:
Shteti i pavarur dhe demokratik i Kosovės nuk
ėshtė ndėrtuar mbi parimin etnik. Ėshtė shtet i
ndėrtuar mbi idenė e demokracisė qytetare, qė njeh
identitetet kulturore tė tė gjithė qytetarėve tė
tij dhe i garanton me Kushtetutė. Nė themele tė
kėtij shteti qėndrojnė vlerat e patriotizmit
kushtetues.
Gazeta Shqip: Kosova Lindore do tė mund ti
bashkėngjitet shtetit tė ri kosovar, ose tė
shkėmbehet me komunat e Leposaviē dhe zona tė
tjera tė Veriut, qė faktikisht janė tė aneksuara
nga Serbia?
Hashim Thaēi:
Shkėmbimet territoriale vijnė nė shprehje nė
shtetet qė udhėhiqen nga parimet etnike. E thashė
mė lart, Kosova nuk ėshtė njė shtet i tillė.
Gjendja ekzistuese e kufijve ėshtė premtuese pėr
stabilitetin afatgjatė tė rajonit. Ky stabilitet
ėshtė parakushti themelor pėr integrimin e tėrė
rajonit tonė nė strukturat euroatlantike.
Gazeta Shqip: Raportet tuaja me Beogradin do
tė jenė gjithmonė konfliktuale, apo nė njė tė
ardhme do tė ketė edhe bashkėpunim?
Hashim Thaēi:
Politika shtetėrore e Kosovės udhėhiqet nga parimi
i fqinjėsisė sė mirė. Shteti i Kosovės ka lindur
nė njė bashkėsi tė madhe miqsh dhe ne duam qė edhe
Serbia tė bėhet pjesė e kėsaj bashkėsie tė miqėve
tė Kosovės. Unė besoj se njė ditė kjo do tė ndodhė
Gazeta Shqip: Serbia mund tju sulmojė?
Hashim Thaēi:
Ide tė tilla tashmė i takojnė sė kaluarės sė errėt,
qė nuk do tė kthehet kurrė mė. Tė sulmosh dikė sot
nė Evropė do tė thotė tė sulmosh Evropėn, idenė e
saj, projektin e saj tė bashkimit dhe lirisė.
Gazeta Shqip: Ka forca paramilitare serbe nė
territorin tuaj?
Hashim Thaēi:
Institucionet e Kosovės, nė bashkėpunim me
mekanizmat ndėrkombėtarė tė pranishėm nė Kosovė,
ushtrojnė tėrė autoritetin e ligjshėm nė ēdo pjesė
tė vendit. Nuk do tė tolerohet asnjė strukturė
paralele, apo parashtetėrore. Jam i inkurajuar me
faktin se qytetarėt serbė tė Kosovės janė me tė
shpejtė duke e kuptuar se adresa mė e sigurt pėr
interesat e tyre janė autoritetet legjitime tė
Prishtinės, e jo strukturat ilegale qė nuk
premtojnė asgjė tjetėr veēse kthim nė tė kaluarėn
e errėt dhe nė izolim.
Gazeta Shqip: Pėrse pas hyrjes sė trupave tė
NATO-s shumė serbė u larguan nga Kosova?
Hashim Thaēi:
Ka qenė njė frikė nė mesin e tyre. Tash tė gjithė
qytetarėt e Kosovės qė janė shpėrngulur duhet tė
kthehen nė shtėpitė dhe pronat e tyre. Nė kuadėr
tė qeverisė sime, ekziston njė ministri e veēantė
pėr kėtė ēėshtje dhe njė zyrė pranė zyrės sime pėr
komunitete, qė do ti adresojė tė gjitha
shqetėsimet e tyre. Respekti kushtetues pėr
minoritetet ėshtė njė nga vlerat themelore tė
shtetit tė pavarur dhe demokratik tė Kosovės.
Gazeta Shqip: Po tė ishit serb, do tė
ndiheshit si nė shtėpinė tuaj nė Republikėn e
Kosovės?
Hashim Thaēi:
Kosova ėshtė shtėpia e tė gjithė qytetarėve tė saj,
pa dallime etnike a religjioze. Nė Republikėn e
Kosovės dallimet nuk do tė jenė kėrcėnim, por
pasuri.
Gazeta Shqip: Ēpolitikė mendoni tė ndiqni pėr
tė luftuar trafiqet ilegale dhe trafikantėt e
tyre?
Hashim Thaēi:
Sundimi i ligjit, si nė institucione, ashtu edhe
nė sistemin ekonomik, ėshtė prioritet absolut i
qeverisė sime. Do ti investojmė tė gjitha
kapacitetet tona nė mekanizmat qė garantojnė kėtė
sundim. Kosova ka qenė deri mė tani shembull i
shkėlqyer nė rajon i mbajtjes sė zgjedhjeve
demokratike, e do tė bėhet edhe shembull i
shkėlqyer i sundimit tė ligjit dhe drejtėsisė.
Qasja ime ėshtė e qartė: zero tolerancė ndaj
krimit dhe korrupsionit.
Gazeta Shqip: Mendoni qė njė pjesė e diasporės
sė Kosovės do tė kthehet pėr tė jetuar nė atdhe?
Ju e dėshironi kėtė?
Hashim Thaēi:
Zgjedhja e vendit tė jetesės ėshtė zgjedhje
individuale, por politika shtetėrore e Kosovės pėr
diasporėn do tė jetė shumė favorizuese. Do tė
miratohen ligjet pėrkatėse nė kėtė segment, qė
diaspora jonė tė ndjejė dorėn e ngrohtė tė shtetit
tė Kosovės, pėr tė cilin meritat e saj janė shumė
tė mėdha.
Gazeta Shqip: Shteti juaj e ka besuar sigurinė
e tij nė forca tė armatosura tė huaja (NATO),
pėrveē policėve, gjyqtarėve e tė tjerė tė huaj.
Mendoni se ėshtė korrekte ta quash Kosovėn njė
protektorat euroatlantik?
Hashim Thaēi:
Kosova ėshtė shtet i pavarur, sovran dhe
demokratik. Prezenca e NATO-s dhe BE-sė nė Kosovė
ėshtė njė ndihmesė e jashtėzakonshme pėr ne. Do
tu jemi mirėnjohės pėrgjithmonė. Nuk shoh asnjė
arsye qė tė problematizohet kjo prezencė me vetė
faktin se Kosova aspiron tė bėhet pjesė e NATO-s
dhe BE-sė. Shtetet nė tranzicion kanė nevojė pėr
pėrkrahje dhe Kosova nė kėtė segment mund tė them
se ėshtė fatlume. Ka pėrkrahėsit mė tė mirė tė
mundshėm.
Gazeta Shqip: Italia ka kontribuar nė luftėn
ndaj Jugosllavisė, si dhe pėr pavarėsinė e Kosovės,
megjithatė konsiderohet si filoserbe. Ju ēfarė
mendoni?
Hashim Thaēi:
talia ka qenė nė grupin e parė tė shteteve qė kanė
njohur pavarėsinė e Kosovės. Nė emėr tė popullit
tė Kosovės dhe qeverisė qė drejtoj, e falėnderojmė
qeverinė italiane, e cila gjithmonė ka udhėhequr
politikėn e mirėkuptimit pėr realitetin nė Kosovė
dhe pėr aspiratat e popullit tė saj. Besoj se nė
mes dy qeverive tona do tė ndėrtohen raporte tė
shkėlqyeshme tė bashkėpunimit.
Gazeta Shqip: Njė numėr i madh shtetesh ende
nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Do tė
duhet shumė kohė?
Hashim Thaēi:
Besoj se brenda vitit njohja e pavarėsisė sė
Kosovės nga shtetet anėtare tė OKB-sė do tė jetė
pothuajse nė pėrfundim. Ėshtė rasti i rrallė qė
njė shtet i ri tė njihet nė mėnyrė kaq tė shpejtė
sa shteti i Kosovės. Dua tė pėrsėris atė qė thashė
mė lartė: shteti i Kosovės ka lindur nė njė
bashkėsi tė madhe miqsh.
Gazeta Shqip: Si i shikoni raportet nė tė
ardhmen me Shqipėrinė?
Hashim Thaēi:
Do tė jenė raporte shumė tė mira, tė bashkėpunimit
politik, ekonomik dhe nė fushat e tjera me interes
tė pėrbashkėt. Bashkėpunimi rajonal ėshtė njė nga
rrugėt e vendeve tona drejt strukturave
euroatlantike.
Sorce: Gazeta Shqip
|