Ne
Kosove po fillon periudha e ndertimit te
institucioneve nga vet kosovaret
GAZETA JAVA: Kohet e fundit eshte perfolur
shume perberja e koalicionit tuaj ku perfshihet
edhe LDK. A mund te na e konfirmoni nese
perfundimisht keni arritur nje marrveshje ne parim
me krijue koalicion me LDK?
Hashim Thaci:
Une kam prezentuar parime personale baze tek
secila parti per koalicionin e ardhshem te Kosoves.
Parime te cilat jane ne perputhshmeri me vizionin
tim. Por, edhe parime integruese te spektrit
politik. Nga takimet qe kemi pasur, kemi hasur nje
mirekuptim nga i gjithe spektri politik per qasjen
dhe transparencen qe e kemi respektuar per
ndertimin e institucioneve. Nje transparence qe ka
munguar me heret. Mire eshte qe ne Kosove po
fillon periudha e ndertimit te institucioneve nga
vet kosovaret, pa presione dhe ndikime, siç mund
te flitet aty ketu. Pergjigjet i kane kthyer
shumica e partive politike. Lidhja Demokratike e
Kosoves, ne parim, e ka mirepritur oferten e
Partise Demokratike te Kosoves. Po ashtu, e kane
mirepritur edhe disa te tjera. Dhe, tash jemi ne
periudhen e nxjerrjes se vendimit per koalicion.
GAZETA JAVA: eshte folur edhe per emra te
ministrave – a ka mbetur te diskutohen emrat apo
veç i keni emrat?
Hashim Thaci:
Askush nuk ka diskutuar per emra, as per Parlament,
as per ministra, as per zevendesministra.
Fillimisht, duhet te formalizohet marreveshja e
koalicionit, pastaj do te prezentohen emrat ne
parti dhe natyrisht ne Parlamentin e Kosoves, ku
duhet te votohen.
GAZETA JAVA:: Kur mendoni t’i shpallni emrat?
Hashim Thaci:
Ne neser do te kemi perseri takim, nje takim qe
mendoj do te rezultoje me vendim meritor. Ndersa,
per emra ende ka kohe, sepse duhet te kemi njerez
me fuqi politike, por edhe me pergatitje te larte
profesionale, ne menyre qe zotimet, te cilat i kam
prezentuar para qytetareve, te filloj menjehere
t’i implementoj.
GAZETA JAVA: A do te krijohet koalicioni
brenda ketij viti?
Hashim Thaci:
Definitivisht, une besoj qe po…
Fitorja e Partise
Demokratike te Kosoves nuk do te reflektoje si
humbje per askend
GAZETA JAVA: Pse me LDK-ne?
Hashim Thaci:
Une kam biseduar me te gjithe, pa perjashtime. Une
te gjithe i shoh si partner, si ne Qeveri, si ne
spektrin pozite-opozite, dhe ky diskutim imi ka
qene shume i frytshem edhe ne uljen e tensioneve
ne skenen politike kosovare. Nuk paragjykoj ndaj
asnje subjekti politik. Por, Kosoves i nevojitet
nje Qeveri qe mund te sjelle rezultate. Dhe, une
dua qe te punoj me njerez qe i marrin pergjegjesit,
qe i implementojne ato pergjegjesi dhe qe,
natyrisht, edhe marrin edhe japin llogari.
GAZETA JAVA: Ju z. Thaçi keni qene kritikuesi
ma i forte i LDK-se. LDK ka deshmuar qe ka
keq-qeverisur ne Kosove. Pse ju tash duhet me i
besu LDK-se, qe ata tani do te jene te
pergjegjshem?
Hashim Thaci:
Sa i perket kesaj pyetje, ka fol Sovrani me 17
Nentor dhe Sovrani m’ka dhene te drejte ne popull.
Kjo pune nuk eshte pune Kanuni, eshte pune
parimesh, te cilat jane reflektuese per spektrin
tjeter politik. Te gjithe ata qe marrin
pergjegjesi per t’iu bashkuar vizionit tim dhe
Partise Demokratike te Kosoves – natyrisht qe do
te jem edhe mirekuptues dhe njeri qe do te punoj
me te gjithe. Kemi shume pune per te bere dhe une
jam i bindur se do te kemi fillim te sukseshem te
Qeverise se ardhshme. Sepse, per here te pare ne
Kosove, do te udheheqin njerezit me legjitimitet
qytetar dhe jo me kalkulime, improvizime apo
matematika qe e kane demtuar funksionalizimin e
institucioneve shteterore te Kosoves. Dhe, nuk
eshte rastesi qe sot jemi ne vendin e katert si
vend me korrupcion ne bote.
GAZETA JAVA: A keni me mujt me ndrrue nje
minister qe deshmohet i korruptuem?
Hashim Thaci:
Kryeministri emron dhe shkarkon Ministrin.
GAZETA JAVA:: Ju po thueni qe keni me qene ma
ndryshe se Agim Çeku ne keto kompetenca?
Hashim Thaci:
Natyrisht se po. Une jam personaliteti me i votuar
ne Kosove dhe autoriteti i fuqise qytetare dhe
politike me jep edhe fuqi, me jep edhe hapesire,
edhe pergjegjesi qe partneret te jene edhe me te
pergjegjshem ne angazhimet e perbashketa per
qeverisje te mire ne Kosove.
GAZETA JAVA: Mendoni edhe nese ai eshte
Minister i LDK-se?
Hashim Thaci:
Une nuk dua te prejudikoj - i asaj apo i kesaj
partie – por, qeverisja e deritashme ka qene e
deshtuar. Tash eshte koha e fillimit te ri, e
ndryshimeve, e viti te ri, me ndryshime te reja,
me lidership te ri, me vizion te ri, dhe kete do
ta realizoj.
Identiteti i Qeverise
sime do te jete identitet i Qeverise se Kosoves
dhe jo i Partise Demokratike
GAZETA JAVA: Ne deklarimet parazgjedhore keni
thane se nuk do te bani asnje kompromis me
programin e juej - a keni ba kompromis me
programin e LDK-se?
Hashim Thaci:
Asnje kompromis ne asnje menyre nuk eshte bere, jo
vetem me vizionin tim, po as me te tjeret, te
cilet e kane mirepritur kete vizion…qytetaret e
kane votuar me shumice. Sepse vizioni jone per
edukimin, transportin, per ndertimin e autorrugeve,
per energjine, per shoqatat e luftes, per
mireqenien sociale te qytetareve, per reforma ne
shendetesi, per pensionistet, per bujqesi – mendoj
se kane qene reflektuese dhe mirekuptuese nga
shumica e qytetareve te Kosoves. Une do te filloj
me reforma, do te filloj me pergjegjesi te reja,
me pune konkrete. Kosova eshte vend i mundesive,
keto mundesi do t’i shfrytezoje maksimalisht. Kam
energjine, kam gatishmerine, e kam perkrahjen
nderkombetare dhe qytetare dhe bashke do ecim
perpara.
GAZETA JAVA: A doni te thoni z. Thaçi se
LDK-ja do te jete ne Qeveri, por do te
implementoje programin e PDK-se?
Hashim Thaci:
Une dua qe, kushdo qe te jete ne Qeverine time,
t’i ruhet dinjiteti. Identiteti i Qeverise sime do
te jete identitet i Qeverise se Kosoves dhe jo i
Partise Demokratike apo i ndonje force tjeter. Do
te jete programi i Qeverise se Kosoves qe
misherohet me vullnetin e shumices se qytetareve
te vendit.
GAZETA JAVA: Kam qene prezent ne “Sheshin 21”
pas zgjedhjeve te balotazhit ku simpatizantet tuaj
kane brohoritur jo me LDK-ne. A mendoni qe e keni
tradhtuar elektoratin tuaj?
Hashim Thaci:
Une zgjedhjet i kam fituar me vizionin per te ecur
bashke perpara dhe jo per te perçare vendin. Une
do te punoj ta mbaj vendin dhe qytetaret te
bashkuar. I kuptoj reagimet e njerezve, ka pasur
edhe pretendime kushtezuese, por te gjitha keto
jane momente te tejkaluara dhe une do te marre
vendime te arsyeshme, vendime ne interes te vendit,
vendime qe e çojne perpara shtetin e Kosoves,
vendime qe i hapin perspektive mireqenies se
familjeve dhe gjithe qytetareve te Kosoves.
GAZETA JAVA: Z. Thaçi, keni qene Partia e dyte
– keni qene ne opozite dhe vendi nuk eshte perçare,
pse mendoni se mund te perçahet vendi nese LDK-ja
mbetet ne opozite?
Hashim Thaci:
Une nuk isha duke folur per partine qe ju po e
permendni, une po flas si fenomen ne skenen
politike dhe mua qytetaret me kane besuar qe te
investoj ne kohezionin politik dhe qytetar. Do te
punoj ne kete drejtim. Jo te gjitha opozitat jane
gjithehere korrekte apo konstruktive dhe te
pergjegjshme sikurse qe kemi qene ne ne dy vitet e
fundit. Une i kam kerkuar edhe falje elektoratit
per shkak te nje moratoriumi opozitar ne dy vitet
e fundit. Por, gjithe kjo eshte bere per hir te
statusit politik, per hir te pavaresise - gje qe
eshte keqperdorur prej autoriteteve te Qeverise
aktuale. Prandaj, fitorja e Partise Demokratike te
Kosoves nuk do te reflektoje si humbje per askend
– une jam ne sherbim te te gjitheve.
GAZETA JAVA: Ne intervisten e zhvilluar me z.
Daut Haradinaj, ai na ka thene se eshte veshtire
te Qeveriset pa LDK-ne?
Hashim Thaci:
No Comment…
Per here te pare Kosova e
bene Qeverine pa ndikime, pa presione, pa
ndermjetesime
GAZETA JAVA: Çka ndodhi me AKR-ne? A mund te
thuhet se mund te perfshihet ne koalicion?
Hashim Thaci:
Une kam raporte bashkepunimi me çdo subjekt
politik. Natyrisht dhe me formacionin e AKR-se.
Une i uroj sukses ketij formacioni ne keto
zgjedhje, qe ka bere nje kthese interesante.
Natyrisht se spektri politik kosovar do te
profilizohet edhe me teper dhe do te jem
bashkepunues me gjithe spektrin politik, qofte ne
pushtet apo opozite. Por, e vleresoj perkushtimin
interesant qe e ka treguar para dhe gjate fushates
ky formacion politik.
GAZETA JAVA: eshte perfolur shume se ka pasur
presione nderkombetare per berjen e koalicionit. A
eshte e vertete?
Hashim Thaci:
Ne asnje menyre, ne asnje rrethane, nga askush.
Perkundrazi, per here te pare Kosova e bene
Qeverine pa ndikime, pa presione, pa ndermjetesime.
Ne duhet te komunikojme drejteperdrejt me njeri
tjetrin, duhet ta mirekuptojme njeri -tjetrin,
jetojme te gjithe ne Kosove. Natyrisht, Kosova do
ta kete Qeverine shume te forte, por do ta kete
edhe opoziten korrekte, konstruktive, besoj.
Shpallja e koordinuar e
pavarsise eshte mrekulli
GAZETA JAVA: Po i afrohemi finales se madhe –
procesit final te Pavaresise se Kosoves. Kur
mendoni se ky proces mundet me perjetue nje finale
dhe si e shihni kete finale?
Hashim Thaci:
Edhe ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, kur
ishim se bashku me z. Sejdiun, jane qartesuar
pozicionet shume. Shtetet e Bashkuara te Amerikes
jane shume te vendosura dhe te prera qe ky proces
te permbyllet sa ma shpejt qe te jete e mundur.
Pastaj, koordinimi me Shtetet e Bashkimit Europian,
gjithashtu eshte ne rruge shume te mire dhe do te
kemi vendim unanim te Washingtonit dhe Brukselit
per te ardhmen e Kosoves. eshte folur shpesh per
data, une e ritheksoj se Kosova, Washingtoni dhe
Brukseli e dine daten e sakte te Pavaresise dhe
kjo do te ndodhe shume shpejt. Me rendesi per ne
eshte qe te kemi nje fillim te sukseshem te
implementimit te procesit te Pavaresise se Kosoves.
Rusia mund ta pengoje, mund ta zvarrise kete
proces, mirepo nga mbledhja e fundit e Keshillit
te Sigurimit, çeshtja e pavaresise se Kosoves ka
dalur nga ajo kornize dhe sot eshte ne autoritetin
e qendrave vendosese me te rendesishme globale –
Washingtonit dhe Bashkimit Europian. Natyrisht, do
te kemi njohje edhe prej vendeve te rajonit.
Dikush do te pyes: a do ta shpallni pavaresine? –
pavaresine do ta shpallin Institucionet e Kosoves,
por gjithçka do te shkoje ne koordinim te ngushte
me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe BE.
GAZETA JAVA: A mundeni me na ba dallimin e
qarte midis shpalljes unilaterale dhe shpalljes se
koordinuar te pavarsise se Kosoves. Ku eshte
dallimi?
Hashim Thaci:
Nuk eshte problem me shpalle pavaresine. Por, nuk
do t’ua dergojme sinjalin e izolimit per vendin
dhe qytetaret. Objektivi dhe vizioni jone eshte
integrimi i Kosoves ne strukturat e Bashkimit
Europian dhe ato te NATO-se. Prandaj, shpallja e
koordinuar e pavaresise eshte mrekulli, garanton
sukses. Shpallja koke n’vete mund te sjelle
telashe te medha. Pra, do te kemi shpallje te
koordinuar dhe njohje kualitative te pavaresise se
Kosoves.
Kosova ka identitetin e
vet shteteror
GAZETA JAVA: Ju ne gazeten “Java” keni thene
se nuk e jepni Flamurin per Shtetin – jeni Qeveria
e cila duhet me marre vendim per ikonografine e
shtetit te neserm. Mbi cilat baza mendoni se duhet
me u ndertue kjo ikonografi?
Hashim Thaçi: Kosova ka pergatitur Kushtetuten e
saj, do te kete simbolet identifikuese kosovare,
te respektuara prej qytetareve te vendit. Simbolet
kombetare do t’i ruajme dhe kultivojme si syte e
ballit. Por, ne te njejten kohe, Kosova po e
deshmon identitetin e vet shteteror, demokracine
qytetare.
Do ta qes Kosoven n’drite!
GAZETA JAVA: A do te vazhdoni te jeni
kembengules se nuk do te perkrahni projektin per
“Termocentralin C” - i parapare nga Qeveria - te
startoje me 2000/2100 megavat prodhim te energjise?
Hashim Thaci:
Ne dallojme nga Qeveria aktuale edhe per sektorin
e energjise. Une kam besim te plote qe me fillimin
e punes se Qeverise do t’i perkushtohem me
energjite me te larta tek lidershipi dhe
perfshirjes se eksperteve, ne menyre qe te filloje
realisht qe Kosova te kete rryme dhe pastaj edhe
me projektet e tjera qe do te vijne me ndertimin e
termocentraleve te reja energjetike. Mirepo, duhet
treguar se ne sektorin e energjise kane ndodhur
gjera te keqija, te cilat e kam obligim t’i
permiresoj. Kane ndodhur gjera ne keqmenaxhim qe i
kane kushtuar vendit dhe qytetareve. Sot Kosova
eshte ne terr, e kam obligim me e vendose ne drite
dhe do ta vendosi.
Nga Petrit Musolli
Jan 8, 2008, 12:51 |