Forum Shqiptar

Lajmet Shqip | Muzika Shqiptare | Filma Shqiptar | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,

Portreti i Javes: Hydajet Hyseni

For AlbaNur in English, Here!

The AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals

AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Portreti i Hydajet Hysenit ne gazeten Kosova Sot
Portreti i Hydajet Hysenit ne gazeten Kosova Sot

Temat Aktuale te shkruara nga Reshat Sahitaj

Mihrije Braha: Kenges i jep jete, prej kenges merr zemer NEW

Halil Budakova: Nje detyre, me ndryshe se te tjeret NEW

Sabri Fejzullahu: Kengetare per te gjitha moshat

Ilir Shaqiri: Talent i rrall i melosit Popullor

Nexhmije Pagarusha: Vule e nje epoke te re te Kenges Shqipe

Shkurte Fejza: Perfaqesuese e denje e muzikes Popullore

Per me teper shkrime nga Reshat Sahitaj, Ketu!
Artistikja dhe Atdhedashuria ne Gershetim

Dashuria per fjalen e bukur artistike dhe dashuria per çlirmin kombetar, Hydajet Hysenin e kishin pushtuar qysh ne moshe te re. Vargjet e thurrura qe i buronin nga thellesia e shpirtit, Hydajeti i ri ishte i vetedijshem se vjershat e tij nuk do te botoheshin ne faqet e gazetave dhe revistave te asaj kohe, sepse ato vargje frymonin me çlirimin, lirine, vuajtjet dhe padrejtesite shekullore qe iu bene popullit te tij. Mirepo, djaloshi i ri nuk demoralizohej dhe vazhdonte me poezine dhe vargjet e tij i recitonte para shokeve dhe ushqente shpresen se nje dite do te vije koha qe edhe poezia e tij nuk do cenzurohej.


Vetmia


Dashuria per fjalen e bukur artistike dhe dashuria per çlirimin kombetar Hydajet Hysenin do ta shoqeronin gjate tere veprimtarise se tij ilegale dhe tani me ne fund edhe me veprimtatrine legale. Keto dy dashuri, edhepse te ndaluara, Hydajet Hysenit do t’i sherbenin si motiv dhe gjenerator per te mbijetuar dhe per t’i sfiduar te gjitha problemet qe i haste duke u nisur nga torturat fizike e psikike qe policia serbe ia bente e deri tek intrigat me perfide te ndonje primitivi apo servili te pushtetit te asaj kohe e ndoshta edhe te kesaj kohe. Sa here qe Hydajeti ndodhej i vetmuar ne qelite e ftohta te burgut, ne mendjen e tij i parakolonin djemuria heroike shqiptare qe i kishte perjetuar pikerisht ne te njejten qeli, ne te njejtin burg , te njejtat tortura: Dikush kishte arritur te vuante tere denimin,dikush kishte vdekur ne burg pa e perfunduar denimin, dikush ishte liruar per te vdekur pak muaj me e vone e dikush kishte mundur t’i perballonte deri ne fund. Mendjen e djaloshit te ri e preokuponte fati i qindra e mijerave djelmosha qe kishin hy ne dyert e te njejtit burg dhe i mijera te tjereve qe do te hynin pas tij. “Burgjet plot, liria me afer”, shkruhej asokohe ne revista e gazeta ilegale dhe kjo thenie i çelnikoste te rinjte me patriotizem dhe force duke i frymezuar qe t’i kundershtonin forcat e pushtuesit te instaluara ne Kosove.


Ne vetmi, Hydajet Hysenit do t’i rikujtoheshin sa e sa here rrefimet e me te vjeterve qe flisnin per trimerite e burrave te ketyre aneve dhe ndoshta keto rrefime ia shtonin shpresen dhe ia forconin idene se shume shpejte shqiptaret do te fitonin ate qe e kerkonin. Ndoshta ato rrefime te pleqve e te burrave qe e percillnin amanetin goje me goje djaloshin e ri e kishin brumosur me ide patriotike. Mabase ato rrefime te degjuara shume here ne oda ne momente me te ngushta, me dramatike i mbyllur mes kater mureve po ia shtonin vullnetin per te jetuar. E ndoshta pikerisht ne ato momente vetmie ne qeline e ftohet do t’i lindtte edhe ideja per krijimin e poemes se tij “Pushka amanet”, qe eshte nje poeme ku pershkruhet artistikisht njera prej periudhave me te tmerrshme te pas luftes se Dyte Boterore qe e kishte perjetuar populli shqiptar - kohen e aksionit te armeve. “Pushka amanet”, ne vitet e 80-ta, do te recitohej dhe incizohej ne nje studio te njohur ne Brukselit dhe per nje kohe shume te shkurter kjo poeme dhe disa poezi tjera te Hydajet Hysenit do te behen ushqim shpirteror i tere diaspores shqiptare qe nga Evropa deri ne Australi dhe ne Amerike. Poezite e Hydajet Hysenit te incizuara ne Pllake 33 Tr ( sikur sot CD), e te shperndara falas kudo ne metropolet boterore te banuara me shqiptare, u shumezuan edhe ne mijera kopje nga vete bashkatdhetaret dhe brenda nje viti nuk kishte shtepi shqiptare dhe veture shqiptare ne diaspore e te mos i degjoje vargjet e poezive te Hydajet Hysenit te recituara nga R.S. Gjate viteve 80-ta, nuk kishte demonstrate shqiptare e diaspores ku para, pas ose gjate manifestimit qe te mos degjoje vargjet: “Mbi Kosoven time/ Dimer ka pllakosur/ Bore e shi pa pra/ Acar qe s’ka te sosur./ Nena,nuse, femije/ Lotet derdhin gurre/ Zemra e kurbetçiut,/ digjet sikur furre/ “. Asokohe pakush e dinte kush ishte autori qe i kishte shkruar keto vargje e kush i recitonte, por porosia e poezive te Hydajet Hysenit depertonte thelle ne zemrat e çdo shqiptari qe i lexonte ose degjonte.

Vula e atdhedashurise ne poezi

Per poezine e Hydajet Hysenit deri me sot Agim Vinca e ka analizuar me se miri dhe e quan si perfaqesues tipik te brezit te 81-shit, ku veç tjerash shkruan: “ ...veprimtar i devotshem dhe krijues i ndjeshem, qe shkruan nje poezi te qarte e konkrete, e cila niset pothuajse gjithmone nga nje fakt real dhe si e tille arrine te komunikoje lehte me lexuesin dhe veçanerisht me ate kategori lexuesish qe e ndien vertete dramen per te cilen flete ajo dhe kauzen per te cilen angazhohet poeti”.


Posa te permendim vitin 1981, automatikisht na lidhet me Hydajet Hysenin, i cili aso kohe ishte ne balle te demonstrueseve qe kerkonin te drejtat legjitime qe u takonin. Hydajet Hyseni dhe tere ajo gjenerate e dinin se Pranvera e 81-shit, ishte vendimtare per shembjen e endrrave serbe se Kosoven gjithnje do ta mbanin te pushtuar. Pranvera e 81-shit, ua lekundi muret e kalbura te shtetit Jugosllav qe secili e dinte se ishte pikevazhdimi i nje rrezistence shumevjeçare dhe nga kjo rruge me nuk kishte force qe mund t’i ndalonte shqiptaret ne rrugen e tyre drejte lirise. Asnjeri aktiviste i asaj gjenerate kurre nuk do ta imagjinonte se 27 vjete me vone, ne nje Kosove te lire do te ngirten disa “analiste” tane dhe demonstruesit e vitit 1981, do t’i quanin te manipuluar kurse organizatoret si spijuje te Serbise. Hydajet Hyseni dhe shoket e tij, po t’u kishte shkuar mendja se nje dite ne Kosove te çliruar do te quheshin te manipuluar, vitet ne burgje do i kishin perjetuar edhe me rende.


Vujatjen e denimit, Hydajet Hyseni, e shkurtonte duke e leshuar imagjinaten e tij lirshem e duke mbajtur shpresen se populli eshte ai qe e ka fjalen e fundit, andaj edhe ne ilegalitet punonte punonte ne ngritjen e vetedijes kombetare gjithepopullore qe secili aktivist e bente ne formen e tij e Hyda i ri, perveç se tjerash, i shkruante pozi gjendjes reale qe perjetonte populli shqiptare nen okupimin e huaj nje pjese shume te mire do ia kushtonte edhe rinise shqiptare te shkaperderdhur ne kater anet e botes. Hydajet Hyseni ne poezine e tij e pershkruante gjendjen shpirterore te mergimtarit e njeherazi te prinderve qe digjeshin flake per bijte e tyre ne mergim. “Mbi varr te saj atehere, /Mund te mbije bar,/ Por syte e saj nuk mbyllen /Djalin pa e pare/”, jane vargjet e poezise: “Qan Kosova per bijte e saj”. Ne kete poezi, Hydajet Hyseni, mjeshtrisht pershkruan ndarjen ne mes birit dhe nenes te cilet do te vdesin pa e pare kurre me njerit-tjetrin.


Mbi 500 faqe poezi te Hydajet Hysenit, ne secilen prej tyre do te verhet vula e atdhedashurise ashtu siç eshte e mbushur edhe tere jeta e Hydajet Hysenit me veprimtari patriotike per çlirimin kombetar. Pa asnje dyshim Hydajet Hyseni do te mbetet ne menyre te pakontestueshme ne faqet e Historise se Letersise, dhe ne ate te Historise se popullit tone.

Ju mund te komentoni shkrimet e Reshat Sahitaj, duke klikuar Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria
Albanian Radio SHQIP, Radio Dashuria, Dashuria Chat, Radio Dashurija,

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Gazeta Shqiptare, Albanian News, Lajme Shqip, Gazetat Shqiptare,

Shpallje, Shpallje Falas, Shpallje Online, Shitblerje, Marketing,

Libri Shqip, Libra ne Gjuhen Shqipe, Libra Shqip Falas

Kosova Love, Chati Vejushkave, Kosova SEX, Vejushka, Kontakto Vejushkat Diaspore, Albanian WebCam Chat,

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Femrat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili |  Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Blero Music | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster