|
Publicisti, poeti dhe gazetari Mehmet Haziri nuk
do te dorezohet para presionit serb, por edhe para
presionit te klaneve politike shqiptare, as kur
punoi per Radio Prishtinen, as kur pritej
peseminuteshi i lajmeve shqip nga Radio Zagrebi ne
kohen e territ informativ ne Kosove, por ne kohen
kur po punonte me mish e me shpirt per Radio
Televizionin Shqiptar
Mehmet Haziri mund te klasifikohet si njeri nder
gazetaret me te guximshem te periudhes se
paraluftes dhe gjate luftes qe u zhvillua ne
trojet tona. Po te analizohet veprimtaria e tij ne
ish-Radio Prishtinen, do te verejme se qysh
atehere Mehmet Haziri ishte i brumosur me guxim
dhe atdhedashuri. Qe ne ditet e para te punes se
tij shpesh do te vepronte ne plasimin e idese
patriotike ne valet e radios qe ato te merrnin
dhene ne popull. Qe ne ditet e para te punes se
tij secili nga koleget e kuptoi se Mehmet Haziri
kishte nje shpirt rebeli, kishte nje vendosmeri ne
qendrimet e tij, kishte nje intuite qe sikur i
parashikonte ngjarjet qe do te zhvilloheshin shume
vjet me vone. Dalengadale, Mehmet Haziri po e
krijonte rrethin e tij te miqesise pa asnje
imponim e sforcim. Sa me shume qe rrethi zgjerohej,
aq me shume pales kundershtare e sidomos hafijeve
qe punon per interesa te sistemit po i shtoheshin
aktivitetet percjellese e te gjurmimit. Hafijet
interesoheshin me ke rrine, me ke shoqerohet
mbremjeve, çka bisedojne dhe çka kane ne plan te
veprojne. Ata me urdhra te eproreve qe ishin edhe
me hafije se hafijet ishin te detyruar vetem te
percillnin e te mos e arrestonin, sepse qellimi i
tyre ishte te zbulonin nje rrjete te tere te nje
organizate te re, qe, sipas tyre, ishte “kunder
shtetit dhe popullit”.
Ne fakt, Mehmet Haziri nuk ishte pjesetar i ndonje
organizate ilegale, edhe pse kishte kontakte me
njerezit e tille siç, ishte Jusuf Gervalla e Kadri
Zeka, Hydajet Hyseni etj. Mehmet Haziri me
perkushtim te veçante e kryente punen e tij. Per
plasimin e lajmeve qe kishin interes te
rendesishem per popullin tone, Mehmeti disa here
do te gjendej ne banken e te akuzuarve te shefave
serbe qe kontrollonin çdo lajm e çdo kenge qe
transmetohej permes Radio Prishtines. Disa here
Mehmetit do t’ia zvogelojne pagen mujore si denim
per ndonje lajm te emituar pa lejen dhe censuren e
serbeve e madje do ta suspendonin me jave te tera
nga puna.
Gjate punes se tij, Mehmet Haziri shpesh do te
merrte kercenime nga ndonje gazetar serb qe gjoja
vinte ta keshillonte te mos vepronte ashtu siç
bente se ishte ne shenjester te UDB-se. Kercenime
te tilla qe u ngjanin keshillimeve shoqerore do te
merrte edhe nga disa shqiptare, te cilet madje i
thoshin se mund te vritet ndonje dite nese vazhdon
te perkrahte dhe te simpatizonte ata qe sistemi i
konsideronte kundershtare.
Pese minuta lajme, por me peshe te madhe
Ç’perkrahte Mehmet Haziri? Mehmet Haziri nuk e
perkrahte asnje ideologji e asnje grup, por
thjesht, asokohe, perkrahte kerkesat e popullit te
Kosoves, qe ishin te artikuluara permes zerit dhe
lidereve te viteve ’80. Madje me aq sa mund te
plasonte permes valeve te Radio Prishtines,
Mehmeti nuk e kishte bindjen se po bente ndonje
aktivitet te madh patriotik, por mendonte se po e
kryente punen e tij prej gazetari ne menyren
profesionale.
Me kalimin e kohes edhe situata ne Kosove gjithnje
e me teper po tendosej e aktiviteti gazetaresk dhe
publicistik i Mehmet Hazirit gjithnje e me shume
po rritej. Ne vitet e nentedhjeta Mehmet Haziri
tanime ishte me i pjekur dhe me me pervoje, por
edhe presionet politike te sistemit ishin edhe me
perfide e madje tejet brutale.
Data 5 korrik e vitit 1990 eshte nje dite qe do te
mbahet mend ne tere Kosoven e veçmas nga punetoret
e Radio Televizionit te Prishtines, kur Serbia
ushtarakisht e pushtoi kete institucion informativ.
Por, ajo dite mbetet e shenuar edhe si nje dite qe
deshmon per unitetin e gazetareve dhe punetoreve
te tjere te Radio Televizionit te Prishtines, siç
ishte ajo thenia e vjeter franceze: “Nje per te
gjithe e te gjithe per nje”. Gazetaret dhe
punetoret e ketij institucioni me unitetin e vet
ia dhane nje grusht te forte sistemit te asaj kohe.
Shqiptaret u treguan te bashkuar, por ne tere
vendin mbreteronte terri informativ. Me nuk dihej
se kush vritej e kush burgosej; kush arrestohej e
kush torturohej. Ne keto momente delikate Shaban
Hyseni, Mehmet Haziri, Agim Mala, Qani Mehmeti,
Leke Musolli, e disa te tjere, me 19 dhjetor 1990,
do ta hapnin ne Zagreb emisionin ne gjuhen shqipe
me melodine “Besa-Bese”, e cila do te degjohej jo
vetem ne Kosove, por edhe ne tere boten. Uniteti i
gazetarise kosovare per ta çare terrin informativ
qe e kishte instaluar Serbia, edhe kesaj here u
tregua efikas. Fjalet qe dikur qarkullonin ne
forma te thashethemeve, se gazetaret tane i
sherbejne propagandes se armikut, u shemben, sepse
nuk ishin te gjithe gazetaret e punetoret e tjere
krah i armikut por krahu me i fuqishem i popullit.
Deri atehere populli nuk e dinte luften e ashper
kunder gazetareve tane qe e zhvillonte armiku
kuluareve dhe zyrave te tyre ne Beograd.
Kercenimet e presionet nuk e zmbrapsen
asnjehere
Gjate punes ne Radio Zagreb, ne emisionin e gjuhes
shqipe, Mehmet Haziri do ta ndiente veten me te
lumtur se kurre. Ndiente lumturi, jo per interesat
e tij personale, sepse ai ishte larg gruas e
femijeve, larg me te dashurve te tij, per fatin e
te cileve nuk dinte asgje, por kishte kenaqesi se
me ne fund po e sfidonte Serbine. Ne Zagreb,
Mehmeti do te kishte kercenime anonime dhe
percjellje nga hafijet qe i paguante Beogradi,
mirepo Mehmeti ishte i vendosur qe misionit te tij
patriotik t’i shkonte deri ne fund, qofte edhe
nese duhej ta paguante me jete. Kercenimet anonime
nuk e pengonin, sa e hutonin presionet politike
brendashqiptare qe asokohe kishte filluar
pluralizmi partiak, ku secila parti deshironte qe
zeri i komunikatave te tyre te emitohej. Disa
krere partiake, edhe pse e dinin se komunikatat e
tyre ishin stereotipa dhe pa asnje vlere,
insistonin t’ua merrnin edhe ato pese minuta me
lajme per aktivitete bajraktarlleqesh . Mehmet
Haziri kishte parimet dhe kodin e tij gazetaresk
qe te mos e perkrahte asnje parti, por ta
perkrahte vetem kontributin real per çeshtjen
kombetare. Nje dite nga keqesimi i situates ne
Kosove dhe dalja e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves,
Mehmet Haziri do te nevrikoset dhe ne radio do te
shprehet se me askush nuk duhet ta permende fjalen
durim dhe kurre asnje mashkull te mos pagezohet me
emrin Durim. Krahu i luftes do te gezohet, por
krahu tjeter do te hidherohet. Nje here tjeter,
Mehmeti do te nervozohet ne disa gabime dhe
padrejtesi te krahut te luftes dhe menjehere krahu
tjeter do te kenaqej se tani Mehmeti po i sulmonte
“kundershtaret” e tyre. Ne fakt, Mehmet Hazirit
nuk i kishte interesuar kurre te behej anetar i
nje krahu partiak, sepse ishte i vetedijshem se
Kosova kishte hyre ne lufte dhe armiku vriste e
priste shqiptare te te gjitha ngjyrimeve partiake.
Presionet e tilla, publicistin, poetin dhe
gazetarin Mehmet Hazirin do ta percjellin edhe ne
kohen kur po punonte me mish e shpirt per Radio
Televizionin Shqiptar ne emisionin qe kryesisht i
dedikohej Kosoves. Edhe ne Tirane, kur Mehmeti
kishte formuar bindjen me te madhe se tani çdo gje
do te shkonte ne rregull dhe pa asnje problem, nuk
po i dilte ashtu. Ministri i Informatave i Kosoves
kishte filluar qe ta shtrinte doren e tij te
hekurt drejt emisionit ne RTVSH qe ta fuste nen
kontroll total. Ministri kishte futur njerezit e
tij besnike, por krejtesisht amatore qe ata te
raportonin nga fronti i luftes, disa te tjere, po
ashtu amatore, te raportonin nga Brukseli e
metropole te tjera, duke injoruar punen
shumevjeçare te aktivisteve te dalluar e
profesionale. Ne keto kohe te masakrave,
shpernguljeve te heshtura e pastaj masive,
ministri i Informatave, pa asnje paralajmerim, do
t'ia ndalonte Mehmet Hazirit te raportonte per
Televizionin Shqiptar. Per gazetarin i cili jeten
ia kishte kushtuar Kosoves, per njeriun i cili e
kishte sfiduar burrerisht tere sistemin e okupues
te Serbise ishte nje goditje e rende shpirterore.
Nuk arriti ta frikesonte nje armate e tere e
armatosur e tani po ia ndalonte nje individ ne
emer te Qeverise. Kete ndalese do ta perjetonin
rende edhe shoket e tij, Qaniu, por me se rendi
Adem Gashi, i cili ishte drejtor i Televizionit
per sektorin e Kosoves. Adem Gashi do ta
zhbllokonte kete presion dhe Mehmetit perseri do
t'ia degjonim zerin permes emisioneve ne TVSH.
Gjate tere punes se tij si gazetar, Mehmet Haziri
dallohet per korrektesi, devotshmeri, sinqeritet
dhe eshte dinjitoz per ate qe ka kryer dhe
aktualisht e kryen me perpikeri.
|