|
Mexhit Mehmeti eshte nje personalitet, i cili
letersise sone i ka dhuruar disa dhjetera vepra
letrare te zhanreve te ndryshme. Perveç drames,
analizave, reportazheve e shkrimeve publicistike
te shumta, Mexhit Mehmeti talentin e tij
artistiko-letrar me se miri e ka shprehur permes
poezise dhe prozes. Kur hapesira e te shprehurit
iu eshte dukur e ngushte ne poezi, iu eshte rrekur
prozes, e kur bindej se vetem permes disa vargjeve
mund te shpaloste nje rrefim te tere jetesor, i
qasej poezise. Duke i lexuar veprat e Mexhit
Mehmetit, do te verejme se aty do te gjejme boten
shpirterore te tij, perjetimet, vuajtjet dhe
gezimet, por edhe gjykimin e te keqijave qe e
rrethojne. Ne fakt, Mexhiti, si çdo autor tjeter
me renome, ka copeza te jetes se tij dhe copeza te
jetes se te tjereve, te shkrira ne nje personazh
apo ne disa prej tyre. Vete jeta eshte roman,
kishte shkruar dikush nje here dhe Mexhiti kishte
menduar ne vete sikur vertet te ishte ashtu,
njerezve nuk i mbetej gje tjeter veç te shkruanin
perjetimet e tyre jetesore dhe secili prej nesh do
behej shkrimtar. E secili nuk mund te behej
shkrimtar, sepse nevojitej dhunti, talent,
inspirim dhe mjeshtri e thurjes se vargut artistik.
Zhytja ne ujerat e botes letrare
Qysh ne rini te hershme, ende pa e mesuar artin e
te shkruarit, Mexhiti do te thurte vargje, pa e
ditur se nje dite ndonjera nga poezite e tij do te
radhiteshin ne antologji. Aso kohe autori i ri nuk
do te mund ta imagjinonte se po futej ne nje bote
te thenies se Hobsit, ku njeriu per njeriun eshte
ujk. Autori i ri boten e shkrimtareve e kishte
imagjinuar si nje bote te harmonise, fames,
krenarise dhe lumturise e assesi si nje bote ku
suksesi i nje autori konsiderohet pengese e
tjetrit. Asnjehere nuk e kishte imagjinuar se
tjetri mund te shikonte venger, vetem pse vepra e
ndonjerit do ta lente tjetrin nen hije. Ne vitet e
mevonshme ishte zhytur thelle ne ujerat e botes
letrare, ku here gjente perkrahje te ndonjerit me
te vjeter e here haste ne pengesa e veshtiresi te
palakmueshme, por asnjehere nuk u ndal per te
shkuar drejt thellesive te diturise, me shprese se
atje diku ishte fshehur çelesi i suksesit dhe
persosmerise letrare. E kur njeriu udheton ne
udhetimin magjik, ndoshta nuk e gjen persosmerine,
por e gjen prehjen e tij shpirterore. E ku mund te
zbrazet pezmi e mllefi i nje intelektuali me mire
se ne art?! E ku mund te shpalosen emocionet ndaj
te bukures me mire se ne art?! Pergjigja ime do te
ishte: askund. Ndoshta lexuesi do te intrigohej
nga fjalet: “pezem”, “mllef” dhe “dashuri”, qe u
thane per autorin, duke menduar se shkrimtari nuk
mban mllef as pezem, por ne fakt keto jane procese
te jetes te secilit njeri, e aq me teper te nje
krijuesi, sepse krijuesi momentet e padrejtesive,
qofshin ato personale apo kolektive, i perjeton si
te tija, dhe vetem duke i perjetuar keshtu mund te
ben kreacione artistike te mirefillta.
Gjate veprimtarise profesionale dhe letrare Mexhit
Mehmetit ( por edhe çdo krijuesit ) do t’i
kurdisen gracka e intriga nga vete shoket e tij,
here me qellim e here per interesa te ngushta, qe
ta demoralizojne skajshmerisht dhe ta prekin boten
e tij shpirterore, Mexhiti kurre nuk do t’i harron
te mirat e disave prej tyre, por as te keqijat, e
sidomos te atyre ne te cilet kishte pasur me se
shumti besim. Çuditerisht, befasite me te
pakendshme e me te keqija vijne pikerisht nga ata
ku me se pakut njeriu dyshon. Kur nje e keqe na
godet prej atyre me te cilet nuk shoqerohemi,
hidherimi nuk prek ndjenjat dhe shpirtin tone, aq
sa kur e keqja vjen nga njeriu me te cilin je
shoqeruar dhe ke pasur hyrje e dalje familjare.
Goditjet e tyre jane pikelluese dhe lene gjurme te
pashlyeshme ne mendjen tone. Kur jeten e shikojme
ne retrospektive, te tillet, qe dikur i ndanim
gezimet dhe hidherimet disa syresh, na duken si
ushunjeza, zvarranike e na behen te neveritshem.
eshte befasuese fakti se shkrimtari gjate leximit
te veprave te autoreve boterore gjithnje ka hasur
ne personazhe te tille neverites, por kurre nuk e
imagjinon se shoku i tij mundet te kete ngjashmeri
me personazhe te romaneve te huaj.
Ngushellimi ne shkrime
eshte e paimagjinueshme se si shkrimtarit, i cili
ne romanet e tij tere jeten u thure gracka e
intriga personazheve te vete, kurre nuk i shkon
ndermend se kohen eshte duke e kaluar me nje te
tille i cili mezi pret t’i vije dita e ta
shkaterron moralisht. E Mexhiti i ka perjetuar
situata te pakenaqshme, te cilat i ka kapercyer
vetem, duke gjetur ngushellim ne shkrime te tij.
Copeza te jetes kudo pershkruhen, keto ushunjeza e
zvarranike do i hasim ne romanin e tij “Shtate
dite pas vdekjes”, ku autori Mexhit Mehmeti
lexuesin e shpie nga bota reale ne ate ireale, jo
per te na dokumentuar ekzistencen e jetes pas
vdekjes, por thjeshte per ta ndergjegjesuar e
vetedijesuar individin e botes reale, ku shpesh e
keqja dominon mbi te miren. Autori permes
kryepersonazhit here pas here na i perkujton
dyndjet, keqtrajtimet qe ka perjetuar populli yne
ne disa vise, qe tani me jane te popullzuar prej
njerezve nga Karpatet. Nga reprezialet, njerezit
tane leshojne vendbanimet, duke u ndare nga varret
e gjysherve dhe stergjysherve e nga flaka e luftes,
e tymit dhe loteve, duke i marre me vete kujtimet
me te bukura te femijerise, qe pastaj t’ia
percjellin me mallengjim dhe nostalgji femijeve te
femijeve te tyre.
Autori Mexhit Mehmeti, permes gabrioleve dhe
zvarranikeve, pershkruan artistikisht menyren,
metodat dhe perfiditetin sesi armiku arrin ta
kontrollon dhe nenshtron nje popull. Ne fakt
gabriolet paraqesin hijen e dores se hekurt te
armikut, i cili paraqitet ne jeten e njerezve te
nenshtruar, vetem ne raste me ekstreme dhe tejet
te nevojshme. Zvarraniket jane ata qe pengojne dhe
helmojne jeten e njerezve, te cilet mendojne
ndryshe nga sistemi i gabrioleve. Zvarraniket qe
ne fakt duhet te jene sherbetoret e gabrioleve,
nuk dalin haptas, por duke u zvarritur ia rremihin
dheun nder kembe atyre qe mendojne ndryshe prej
tyre. Madje zvarraniket marrin forme dhe trajte
çfare te duan dhe si te duan, duke iu pershtatur
sistemit dhe forces se pushtetit. Si te tille keta
jane gjithnje te rreshqitshem, aq sa secili sistem
politik i adapton per interesa te tyre dhe ne saje
te zvarranikeve perseri aktivistet e çeshtjes
kombetare pesojne, per te mos arritur te suksesi i
tyre. Mexhit Mehmeti per disa vjet ishte
mesimdhenes i Gjuhes dhe letersise shqipe ne
Presheve, ku shquhej per perpikerine e tij,
devotshmerine ndaj kultivimit te gjuhes shqipe ne
ato troje ku popullates po u kanosej asimilimi i
heshtur e i ngadalshem. Ishte themelues dhe
redaktor i revistave “Filizat , “Panorama” e “Jehona”,
qe botoheshin ne Kosoven Lindore. Si kryetar i
klubit letrar “Feniks” qe e udhehoqi per disa vjet,
botoi vepra te autoreve te asaj treve, vetem e
vetem qe shqipja te mos shuhej kurre. Gjate
karrieres se tij mori disa shperblime letrare si
çmimin “Hivzi Sulejmani”, qe Lidhja e Shkrimtareve
te Kosoves ia dha ne vitin 2006 per romanin
“Shtate dite pas vdekjes”.
Qe nga viti 1965 e kendej, Mexhit Mehmeti
vazhdimisht me shkrimet e tij prezantohet ne
shtypin tone.
|