|
Musa Ramadani eshte nje krijues specifik, qe
jeton ne boten e tij te veçante, i rrethuar me
dashurine per Kafken, Aleksander Moisiun dhe
Veroniken. Ndoshta ka edhe ndonje dashuri tjeter
enigmatike, por ende nuk e ka zbuluar
Musa Ramadani i takon rangut te krijuesve te
medhenj te letersise sone, i cili me shkrimet e
tij ka arritur ta ndertoje individualitetin e vet.
I takon brezit te shkrimtareve, te cilet kane lene
gjurme ne letersine tone bashkekohore. I lindur ne
vitet e erreta te Luftes se Dyte Boterore, i
shkolluar ne kohet konfuze te mbreterise se
sistemit tjeter ku beheshin diferencime, burgosje,
vrasje e shperngulje masive, Musa Ramadani ne
heshtje futej ne boten magjike te librit ku gjente
ngushellim per vuajtjet qe perjetonte populli i
tij. Ne boten magjike te librave, Musa Ramadani
lundronte ne aventurat e personazheve te romaneve
duke shetitur vende perrallore, duke kaluar neper
beteja e luftera nga me te ndryshmet per t’u
ndalur ne dashurine qe perjetonte heroi me te
dashuren.
Ndryshe nga te tjeret ne shkrime
Bukuria ishte ajo qe Musa Ramadanin e kishte futur
ne kthetrat e dashurise. Po ç’ishin kthetrat dhe
pse thuhej kthetrat te dashurise, mendonte ne vete
i riu per ç’gje kishte krijuar opinionin e tij qe
ato i konsideronte si nje lloji pelhure e
mendafshte e dashurise. Kjo pelhure e mendafshte
dashurie ngadale te perkedhelte e te mbeshtillte
jo trupin, por shpirtin ku individi ndjente
kenaqesine dhe lumturine e jetes. Kthetrat i
quante si diçka roberuese, shkaterruese e pelhura
e mendafshte ishte me perkedhelese, me afer
shpirtit. Per kete ndoshta mendimi i tij ishte
krejt gabim, por Musa Ramadani kishte filluar te
futej ne nje bote ku tjeret nuk mund te hynin.
Ishte bota e tij qe e kishte fituar nga leximet e
autoreve te njohur boterore dhe kete bote
imagjinative nuk donte ta nderronte me askend. E
pse ta nderronte? Me çka ta nderronte? Ne boten
reale dukej varferia e vuajtjet e perhershme te
bashkefshatareve te cileve nuk mund t’u ndihmonte
veçse t’i ftonte t’i bashkengjiteshin botes
magjike te librit. Si mund t’u ndihmonte te
tjereve kur per vete kishte gjetur strehimin
shpirteror qe nuk mund t’ia ndalonte e as merrte
askush. Ne libra zbulonte autore ne ze qe ua
percillte zhvillimet e jetes se personazheve dhe
natyrisht te vete autorit. Impresionuese iu kishte
dukur jeta e Kafkes, stili i shkrimeve te tij. “Ky
eshte ai...”, kishte belbezuar ne vete nje dite.
“Çka eshte ky fare Kafka?!”, do ta kishte pyetur
ndonje injorant po te ishte afer tij. Askush nuk
ishte prane e askush nuk e degjoi e ndoshta as
vete nuk e kishte degjuar veten. As tash nuk e di,
kishte folur me vete apo nuk kishte thene asnje
fjale, por nje gje e di se ate dite kishte
medituar shume gjate,aq gjate sa Kafka ishte
shnderruar ne Musen e Musa ne Kafken. Ate dite
vetes ia kishte dhene obligim qe ne shkrime te
jete ndryshe nga tjeret, ne shkrime te krijoje
stilin dhe figuren e vet. Po te tjeret, a nuk
shkruanin ndryshe? Secili duhet te shkruaje ne
menyren e vet, ne heshtje i kishte thene vetes.
Mbase edhe ne paraqitjet publike, Musa Ramadanit
nuk i interesonte se çka thone e çka bejne te
tjeret.
Dashuria si shpetim dhe frymezim
Musa Ramadani me shume se tridhjete vjet ne te
njejten kohe zgjohet, ne te njejten kohe e pine
kafene e mengjesit, ne te njejten kafe çdo dite e
lexon shtypin dhe ne te njejtin vend e shohim ne
te njejten tavoline me shtypin ditor ne dore. Here
eshte i shoqeruar me ndonje krijues tjeter e here
vete, por me shume vete, sepse edhe kur eshte ne
shoqeri me te, ai nuk flet. Bashkebiseduesi apo
shoqeruesi mund te flase e Musa te degjoje me ore
pa thene as “po” e as “jo”, sepse ai jeton ne
boten e tij. Ai jeton me personazhet e tij ose qe
i ka vene ne veprat e tij, ose me ato qe do t’i
vere me vone. Mendimet e tij ia leshon lirshem i
magjinates ku nuk ka ndalesa kufijsh, nuk ka
tortura, por vetem kreativitet artistik, bukuri
dhe dashuri. Veronika eshte plage e vjeter apo
ndoshta plage e pasherueshme. Veronika eshte jeta
dhe dashuria shpirterore e perjetshme. Maratonja e
Prizrenit Veronika eshte plaga dhe dashuria e tere
shqiptareve, por Musa eshte ai qe e perjetesoi dhe
nje dite per dashurine do te shkruan: “ Dashuria
ofrohet si buka, si uji, si liria... Dashuria
kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi..." E
cili njeri ne bote dashurine nuk e kerkon si ajrin?
Dashuria eshte shpetim dhe frymezim per
shkrimtarin tone Musa Ramadanin, siç ishte dhe
eshte per çdo njeri ne bote, por krijuesit jane
ata qe dashurise ia kushtuan vargjet me te mira,
pikturat e skulpturat me te bukura. Dashuria eshte
vete jeta, por qe Musa Ramadani e ka skalitur ne
vepren e tij per ta bere te perjetshme.
Musa Ramadani e ka edhe nje dashuri tjeter, por
kesaj radhe nje figure qe mahniti boten me lojen e
tij ne teatrot me prestigjioze te botes –
Aleksander Moisiun. Per jeten e ketij aktori
shqiptar me renome boterore, Musa Ramadani do ta
shkruaje nje drame. Shihet se shkrimtari eshte
inspiruar nga jeta e Aleksander Moisiut, andaj ia
fillon ta shkruaje vepren, sepse ky e perjeton
shpirterisht suksesin dhe vuajtjet e aktorit tone.
Veprat e medha teatrale gjithnje kane qene vepra
subverzive qe i sulmojne pergjithesisht problemet
e ndryshme shoqerore si besimin, idete, modelet,
imazhin e njeriut te nje civilizimi apo te nje
shoqerie te veçante. Me kalimin e kohes, historia
e letersise i shlyen keto konflikte, apo se pakut
mundohet t’i injoroje ne menyre qe lexuesin/shikuesin
ta qetesojne duke i prezantuar vepra me pak te
ngarkuara me histori dhe levizjet historike. Por
shikuar ne origjine te gjitha kryeveprat boterore,
edhe nese nuk afirmohen ne kete aspekt, ato
sulmojne, rrahin, revoltojne, pengojne, shkaktojne
dhembje dhe natyrisht dashuri. («Le théatre
contemporain»)
Ne gjurme, nje dashuri tjeter enigmatike
Shkrimtari yne, Musa Ramadani, i inspiruar nga
jeta dhe veprimtaria e figures se njohur evropiane
Aleksander Moisiut, ben kerkime duke rremihur ne
te kaluaren artistike qe te na ndriçoje pjeset e
jetes se pandriçuara te aktorit tone qe asokohe
tundi boten teatrale. Aleksander Moisiu ishte apo
nuk ishte shqiptar ?! Nuk do mend se rreth
origjines se aktorit, autori Musa Ramadani as qe
do te humbe kohe, sepse ai ishte shqiptar. Boshti
i drames pikerisht qendron ne ate se si Aleksander
Moisiu trajtohet nga gjermanet per origjinen e tij
shqiptare dhe si aktori i perjeton periudhat e
ndryshme te jetes se tij. Pavaresisht se teksti i
Musa Ramadanit here pas here bie ndesh me ate qe
thuhet, duket qartazi se drama eshte thurur me nje
admirim dhe perkushtim te madh. Vete futja e
shkrimtarit ne labirintet me te fshehta te jetes
se aktorit Aleksander Moisiut qe publikut t’ia
zbuloje sekretet me intime te aktorit na jep te
kuptojme se autori Musa Ramadani, ka ngritur nje
ngrehine me nje arkitekture tejet origjinale te
ketij zhanri. Duke u thelluar ne jeten emotive dhe
ate te suksesit profesional te Aleksander Moisiut,
autori menjanon, qellimisht apo pa te, befasite,
intrigat, dashurine, dinamizmin… Duke njohur
shkrimet e meparshme e te mevonshme te shkrimtarit
Ramadani, duket se qellimisht ka dashur te
ndertoje nje ngrehine qe do te shkelqente vete
jeta dhe suksesi i Aleksander Moisiut.
Musa Ramadani eshte nje krijues specifik qe jeton
ne boten e tij te veçante i rrethuar me dashurine
per Kafken, Aleksander Moisiun dhe Veroniken.
Ndoshta ka edhe ndonje dashuri tjeter enigmatike,
por ende nuk i ka bere te njohura per publikun e
gjere. Ne pritje te ndonje zbulimi te ndonje
fshehtesie tjeter me padurim lexuesit presin
botimin i librit tani me te perfunduar per Kafken.
eshte fitues i shume çmimeve dhe shperblimeve
letrare, por Musa as qe deshiron te flete per to,
sepse ato i takojne se kaluares. Musa jeton per te
ardhmen. |