Forum Shqiptar

Lajmet Shqip | Muzika Shqiptare | Filma Shqiptar | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,

 

For AlbaNur in English, Here!

The AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals

AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Portreti i Ramiz Kelmendit ne gazeten Kosova Sot
Portreti i Ramiz Kelmendit ne gazeten Kosova Sot

Temat Aktuale te shkruara nga Reshat Sahitaj

Mihrije Braha: Kenges i jep jete, prej kenges merr zemer NEW

Halil Budakova: Nje detyre, me ndryshe se te tjeret NEW

Sabri Fejzullahu: Kengetare per te gjitha moshat

Ilir Shaqiri: Talent i rrall i melosit Popullor

Nexhmije Pagarusha: Vule e nje epoke te re te Kenges Shqipe

Shkurte Fejza: Perfaqesuese e denje e muzikes Popullore

Per me teper shkrime nga Reshat Sahitaj, Ketu!
Ramizi i sfidoi smirezinjet

Ramiz Kelmendi i takon plejades se pare te krijuesve te pasluftes se Dyte, i cili leveroi me sukses ne letersine tone e qe me shkrimet e tij asnjehere nuk e humbi aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit. Dikush nga krijuesit e te njejtes gjenerate per nje kohe te shkurter do te ece perkrah Ramiz Kelmendit, e me vone shkrimet e disave do te zbehen, kurse Ramiz Kelmendi gjithnje e me teper do te perfeksionohet per te arritur majat e suksesit letrar. Si ne çdo fushe tjeter, poashtu edhe ne letersi ekzistojne barriera, gracka, intriga e xhelozi, nga se per te dobetit keto jane arma me e fuqishme per te penguar veprimtarine jo vetem te nje fillestari, por edhe te nje njeriut me pervoje te gjate. Ramiz Kelmendi, edhe pse aso kohe ne moshe te re, do din t’iu perballon intrigave te kohes dhe do te lundroje drjet arritjes se suksesit vetem me pune kualitative, duke qene i vetedijshem se vlerat do te jene ato qe e ngritin personalitetin e nje individi, e mbase edhe te nje shoqerie. Mirepo, njerezit tane jane shpirtngushte aq sa suksesi i Ramiz Kelmendit disave po u verbonte syte, disave po ua trulloste mendjen e te pakte ishin ata qe po i gezoheshin te arriturave te djaloshit qe vinte nga zona e Rugoves epike.


Injoroi xhelozet, intriguesit dhe sahanlepiresit


Çuditerisht, smirezinjte do te ngulnin kembe ne qendrimet e tyre te mbrapshta qe nga mosha rinore e deri ne kulmin e pleqerise se tyre dhe te autorit. Filozofi gjerman Shopenhaueri kishte shkruar se karakteri i njerezve nuk ndryshon kurre dhe se i keqi gjithnje do te mbetet i keq. I keqi per interesa te tij personale mundet qe per nje moment te caktua te shnderrohet ne bemires, por perseri do t’i kthehet karakterit te meparshem. Ramiz Kelmendi tere jeten kishte shpresuar se nje dite edhe xhelozet , edhe intriguesit edhe sahanlepirsit do te mbledhin mendjen, por me kote, andaj , me ne fund nje dite publikisht do te detyrohej te hiqte dore dhe t’i injoronte perjetesisht. Ramizi nuk hoqi dore nga askush, as nga ata qe e xhelozonin, e as nga ata qe e admironin, por thjeshte hoqi dore nga lufta e kote e thashethemeve te injoranteve primitive, keshtu qe xhelozet i la te xhelozonin e tjeret ta admironin. Ne fund te fundit, nese askush nuk te xhelozon ti nuk ekzsiton. Vetem debilet, te çmendurit e te cunguarit nuk i xhelozon askush. Permes xhelozeve e kuptojme sa vlejme. Xhelozia eshte nje lloji mase e vlerave tona.
Tani ne moshen 77 vjeçare, Ramiz Kelmendi ndijen nje krenari per rrugetimin e tij krijues. Ne moshe te thyer Ramiz Kelmendit do t’i kujtohen ditet e veshtira te femijerise dhe shkollimi i tij me njeqind vuajtje. Per çdo gje qe kishte vepruar dhe perjetuar gjate jetes , Ramiz Kelmendi eshte ballehapur, por ne thellesine e shpirtit te tij e ka vetem nje zbrazetire, ne thellesine e zemres e mbane nje peshe qe e rendon. Edhe ne terrin e nates kur tjeret bejne gjume te rehatshem Ramiz Kelmendi e ka nje deshire qe kurre nuk arriti ta plotesoje. Ah, vetem edhe kjo deshire te ishte plotesuar dhe Ramiz Kelmendi do ta ndjente veten njeriun me te lumtur ne bote. Dhe, nje dite, me i merzitur se kurre, Ramiz Kelmendi pa i treguar askujt do te dali per te ecur i vetmuar. Ne vetmi mund te fliste me veten e me tjeret. Ne vetmi mund te komunikonte mbase edhe me shpirtera te vdekur. Ne ecje e siper rruga e shpuri ne varreza. Nuk e dinte nese rastesisht u gjend para varrit te babait apo qellimisht ishte nisur per te komunikuar me prindin qe tani bente gjumin e amshuar. U ndal. U gjunjezua. I rrodhen dy pika loti . Ledhatoi barin mabi varrin dhe ndjeu sikur para tij iu paraqit vete babai. “Ah,babe! Sa do deshiroja qe te ishe i gjalle e te shihje suksesin e birit tend. Babe, une jam Ramizi qe dikur merakoseshe per fatin tim e tani shiko se ku kam arritur. Jo vetem qe e kam kryer fakultetin por edhe e kam krijuar fakultetin tim”. U ngrit dhe sikur fytyres ndjeu nje perkedhelje te lehte. Ishte perkedhelje e dores se shpirtit te babait apo ndoshta vetem nje perkedhelje e eres se lehte, qe pershkoi fusha e bjeshke, kete Ramiz Kelmendi kurre nuk do ta dinte. U nis ne drejtim te qytetit, me i lehtesuar dhe me i gezuar, ngase kishte pershtypjen se fjalet e tij i kishte degjuar prindi qe aq shume kishte deshiruar qe femijet te kryejne studimet.


“Shtate persona ndjekin autorin”


Asnjehere Ramiz Kelmendi nuk do t’i kuptonte ata te cilet e pengonin ne punen e tij, e ndoshta pikerisht kjo i ka ndihmuar qe autorit t’i lind ideja per shkrimin e romanit “Shtate persona ndjekin autorin”, ndosha edhe jo. Por per arsyeje se tani eshte ne 77 vjetorin e jetes ne pika te shkurtra ia beje nje analize romanit “Shtate persona ndjekin autorin” ngase numri shtate ne legjendat tona eshte mitik. Koinçidence? Rastesi? Zgjidheni si te doni.


Artan Çeliku, nje gazetar, e parasegjithash shkrimatar, nje dite prej ditesh zhduket nga syri i jetes se perdtishme te njerezve qe e rrethonin. Zhdukja e Artan Çelikut behet objekt i konverzacioneve te njerezve te Prishtines. Rrethi intelektual, gjegjesisht pseudointelektual i Kryeqytetit te Kosoves interesohet per zhdukjen misterioze te Artan Çelikut. Ku shkoi Artan Çeliku? Si humbi pa gjurme? Artani u burgos nga policia per veprimtari armiqesore? Ndoshta Artani e kishte kaluar kufirin pa u zene nga policia? Me pyetje te tilla, e kalojne kohen shtate persona te cilet e kane njohur Artan Çelikun. Ndjenin dhimbje per burgosjen apo zhdukjen e Artan Çelikut, apo thjeshte kenaqesi? Shtate personat qe interesohen per fatin e autorit simbolizojne segmentin me destruktiv te shoqerise sone.


“Shtate persona ndjekin autorin”, si bosht kryesor te temes ka thashethemet e disa individeve te cilet tere kohen e kalojne duke u interesuar per menyren e jetes se tjeterkujt.


Xhelozia, intriga, gracka, dyftyresia dhe etiketimet jane shpirti dhe ushqimi shpirteror i shtate personave destruktive te cilet i pengon suksesi i tjetrit. Te shtate individet nuk, e xhelozojne njeriun e huaj te ardhur nga larg. Jo. Tere forcat e tyre i bashkojne kunder njeriut te tyre me te cilin u rriten ne te njejtin qytet, e ndonjeri madje ne te njejten lagje. Mund te arrije sukses kushdotjeter por jo ai me te cilin ne femijeri luanin bashke. Shtate personat paraqesin shtate veçorite negative kryesore te çdo shoqerie Keto shate veçori dallohen mes veti me nyanca shume pak te dallueshme.


Autroi Ramiz Kelmendi ne vepren “Shtate persona ndjekin autorin”, trajton anen psikologjike te personazheve te tij dhe mjeshtrisht futet ne boten enigmatike te individeve destruktive te cilet jane te bindur se bota sillet rreth tyre dhe se pa ndihmen e tyre asgje e askush nuk mund te kete sukses.


Shtate persona qe intersohen per zhdukjen e Artanit jane sinonim i se keqes. Qe te shatit, secili ne vete ka zhdervjelltesi dhe aftesi te veçanta qe bene te dallohet nga personazhi tjeter. Prirjet e secilit kane veçorite e tyre ne fusha te caktuara thuase jane te specializuar ne profesionet e tyre te se keqes. Edhepse secili prej shtate personazheve kane karakteristika te veçanta ne fusheveprimet e tyre shkatrrimtare, prapseprape qe te shatit kane nje karakteristik te perbashket qe quhet xhelozia per te shkaterruar jeten e njeriut te suskseshem.


Ramiz Kelmendi shquhet si rrefimtar i vaçante lirik, si krijues qe ka zgjuar polemike, si mjeshter shume i mire i gjuhes me nje leksike tejet te pasur, me reportazhet e tij qe ngjallen kersheri tek lexuesit….

Ju mund te komentoni shkrimet e Reshat Sahitaj, duke klikuar Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria
Albanian Radio SHQIP, Radio Dashuria, Dashuria Chat, Radio Dashurija,

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Gazeta Shqiptare, Albanian News, Lajme Shqip, Gazetat Shqiptare,

Shpallje, Shpallje Falas, Shpallje Online, Shitblerje, Marketing,

Libri Shqip, Libra ne Gjuhen Shqipe, Libra Shqip Falas

Kosova Love, Chati Vejushkave, Kosova SEX, Vejushka, Kontakto Vejushkat Diaspore, Albanian WebCam Chat,

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Femrat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili |  Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Blero Music | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster