|
Maqedonia ka mbetur jashte NATO-s per shkak
te qeverisjes se papergjeshme te klases politike maqedone, e
cila pengon investimet e huaja dhe bene politike antishqiptare,
shkruan biznesmeni shqiptar vebi veliaj.
Qeverisja e papergjegjshme e Maqedonise nga klasa politike tani
dhe ne 15 vitet e kaluara dhe lufta etnike ne vend penguan
vendit te integrohet ne NATO, konstaton biznesmeni shqiptar Vebi
Velija ne nje shkrim autorial te botuar ne gazetem Panorama.
Perveç kesaj Maqedonia ngece edheper shkak te ekonomise ne renie,
e cila eshte e mbyllur dhe pa perspektiva. "Ne kete
papergjegjshmeri qeverisjeje, e cila e ka nje emer te perveçem,
kryeministrin Gruevski, mund te permenden qe nga mbyllja
flagrante e dyerve ndaj investimeve serioze te huaja ne sektore
te rendesishem te ekonomise maqedonase dhe "spektaklet"
qeveritare per gjoja zhvillim te ekonomise se vendit", thekson
Velija. Ai akuzon Gruevskin per perdorimin e dhunes ne Brodec
dhe per politiken jomiqesore ndaj Shqiperise dhe Kosoves duke
vendosur viza per shtetasit shqiptar dhe duke refuzuar te njohe
pavaresine kosovare.
Pas deshtimit ne Bukuresht, shkruan Veliaj, ne vend qe opozita
te kerkonte dorehejqjen e kryeministrit Gruevski, per kete
humbje te madhe historike, dhe te formohej nje qeveri e
shpetimit kombetare, per te zgjidhur problemet me te ngutshme,
siç jane bisedimet me Greqine per emrin, zbatimi i marreveshjes
se majit dhe reformat ekonomike, ndodhi e kunderta, qe vendi te
shkoje ne zgjedhje te parakohshme. "Ndersa ne Zagreb, Kroacia
dhe Shqiperia festonin, dukej se Presidenti Bush ndiente me
shume keqardhje se shefat e Maqedonise. Kjo u be bindje pak dite
me pas, kur procesi shkoi ne zgjedhje te parakohshme perpara se
faktoret politike te uleshin dhe te diskutonin per nje strategji
kombetare per te ardhmen e vendit qe ka perpara sfida te medha,
te pakrahasueshme me asnje bashkudhetar te rajonit, nga te cilat
tre jane me imediatet: çeshtja e emrit, marreveshja e kufijve me
Kosoven dhe implementimi i standardeve te barazise etnike. Nuk
pati reflektim, as strategji kombetare, por nje manover politike
qe ishte e papritur per iluzionistet e progresit, por jo e
papritur per njohesit e politikes tradicionale ballkanike.",
konstaton ai.
Zgjedhjet e parakohshme sipas Veliajt, do ta paralizojne vendin
per t'u perballur me sfidat e medha, ndersa partite bejne
llogari dhe pazare te pamoralshme per te arritur pushtetin. "Ndersa
Gruevski, per shkak te dobesise se opozites, mund te rifitoje
nje mandat katervjeçar, per shqiptaret nuk ndryshon asgje
rezultati mes partive maqedonase. Te dyja palet jane po aq te
vendosura per ta shtyre ne pafundesi zbatimin e Marreveshjes se
Ohrit.Hapa mbrapa ne zbatimin e marreveshjes ka patur shume
vitet e fundit, ndersa faktoret politike shqiptare kane
investuar vetem per perçarjen. Sot jane 5 parti shqiptare qe
kane shpallur fitoren ne etnine e tyre, jane 5 parti qe akuzojne
njera-tjetren per shitje te interesave te shqiptareve dhe asnje
prej tyre nuk ulet te gjykoje se vetecopezimi i faktorit
shqiptar eshte fara e keqe qe mbillet nga politikanet shqiptare
dhe korret nga politikanet maqedonas, pasi ndasite midis
politikaneve shqiptare dhe maqedonas jane thjesht te karakterit
etnik dhe pothuaj aspak ideologjik apo politik", shkruan ai.
Ai paralajmeron se shqiptareve mund t'u perseritet viti 2006,
kur VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet dhe formoje qeverine me partine
shqiptare qe kishte marre me pka vota, duke shkelur mbi
vullnetin e tyre. Prandaj Veliaj fton partite shqiptare te
bashkohen ne zgjedhje. "Gjithe faktori shqiptar, nese grupohet
ne nje formacion mund te kete 34-35 deputete dhe te shendrohet
ne forcen me te rendesishme politike te vendit dhe njekohesisht
mandatare. Ne kete rast do te kishim nje qeverisje mes VMRO se
Gruevskit dhe shqiptareve ne kushte krejt te barabarta dhe
shqiptaret do te fitonin me ne fund rolin qe deshirojne dhe
meritojne ne qeverisjen e vendit, ndersa zbatimi i Marreveshjes
se Ohrit do te behej realitet", vlereson ai.
Biznesmeni shqiptar nuk pret involvimin e Tiranes ne bashkimin e
shqiptareve te Maqedoni sepse politikanet e Shqiperise ende nuk
jane bindur qe ka ardhur momenti per nje strategji te perbashket
kombetare. "Nese partite shqiptare vrapojne per t'u bashkuar me
çdo kusht me pushtetin, do te ritradhetohen interesat e
perfaqesuara ne Marreveshjen e Ohrit. Partia shqiptare qe do te
hyje ne pushtet, ne vend te ngutit per te perfituar karrige,
lipset te kete nje platforme kushtezuese per qeverine, ku te
percaktohen me afate te gjitha pikat e Marreveshjes se Ohrit qe
kerkojne zbatim", nenvizon biznesmeni Veliaj. |